• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Çame, Berisha kalon në anën e grekëve, sulmon Idrizin 

by Java News
28/10/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po i rikthen sytë nga Athina, si mundësi shpëtimi nga “Vaterloja” e pritshme zgjedhore në 2017. Disa ditë pasi aludoi për ndërhyrjen e Turqisë në rrëzimin e paktit të shitjes së detit, duke mos demostruar asnjë shenjë pendese për marrëveshjen që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Berisha u tall dje me Çështjen Çame, me sa duket, për të fituar mbështetjen e Athinës.

Gjatë takimit një takimi me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, zonjën Eleni Sourani, Berisha nuk e përmendi Çështjen Çame, por iu referua si një çështje e trashëguar, e cila zgjidhjet me Traktatin e Miqësisë e vitit 1996. Në një kohë kur qeveria “Rama” e ka përfshirë zyrtarisht Çështjen Çame në axhendën e dialogut me Greqinë, Berisha e kërkon zgjidhjet tek një dokument 1996, i cili mbahet sekret në mënyrë të dyshimtë.

Në këtë kuadër, Berisha akuzoi qeveritë socialiste për bllokimin e traktatit, çka sipas tij, ka bllokuar në adresimin e çështjeve të mbetura pezull. “Në takim mbështeta pikëpamjen se Traktati i vitit 1996 përbën një bazë solide në marrëdhëniet tona, dhe për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes të dy vendeve, në interes reciprok të qytetarëve ne të dy vendet.

Por, theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeveritë socialiste që erdhën në dy vendet tona në pushtet pas firmosje së Traktatit, gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë”, tha Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha shigjetoi në mënyrë të tërthortë edhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizin, teksa tha se problemet e trashëguara nuk duhet të përdoren për qëllimet elektorale. “Problemet e trashëguara duhet të zgjidhen duke njohur realitetet. Sikundër mendoj se duhet shmangur nga kushdo përdorimi i tyre për qëllime elektorale”, tha Berisha.

Mesazhi i takimit
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadoren greke në vendin tonë, Eleni Sourani, e cila sapo mori detyrën, ka bërë deklaratat më skandaloze për marrëveshjen e detit dhe Çështjen Çame. Sipas saj, çështja e kufirit detar është e zgjidhur me marrëveshjen e 2009, duke mos njohur kësisoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi marrëveshjen. “Lidhur me delimitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009”, ka deklaruar ajo. Së dyti, zonja ambasadore e quajti gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë një incident. Sipas saj, çamët u larguan pasi krerët e tyre bashkëpunuan me okupatorin. “Çamët e Greqisë lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkëpunimit të liderëve të tyre me forcat okupatore…Në fund të luftës, incidente të tilla ndodhën kudo në Evropë”, ka pohuar Sourani.

Marrëdhëniet mes dy vendeve
Gjatë takimit, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur optimist se marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësohen.  “I urova ambasadores Sourani suksese në misionin e saj dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e madhe e të gjithanshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vite. Greqia i ka dhënë një ndihmë ë çmuar Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO dhe BE, emigracioni shqiptar në Greqi dhe investimet greke në Shqipëri kanë peshën e tyre dhe kontributin e çmuar në bashkëpunimin midis vendeve tona. Unë shpreha optimizmin tim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, të cilat nuk kanë asnjë pretendim territorial ndaj njëri-tjetrit, do përmirësohen vazhdimisht për të arritur nivelin që meritojnë”, ka theksuar Berisha.

Berisha
“Por theksova gjithashtu se nëse ky traktat nuk do të ishte bllokuar nga qeveritë socialiste që erdhën në dy vendet tona në pushtet pas firmosje së Traktatit, gjërat do mund të kishin ecur shumë më mirë”.

Takimi
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadoren greke në vendin tonë, Eleni Sourani, e cila sapo mori detyrën, ka bërë deklaratat më skandaloze për marrëveshjen e detit dhe Çështjen Çame.

ma.me

Next Post
Shkenca shqiptare kundra shqiptarisë

Shkenca shqiptare kundra shqiptarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com