Nga Plator Nesturi
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku i ka kërkuar që Berisha të mos jetë ne parlament në muajin shtator. Si e shihni lëvizjen e diplomates, 2 muaj pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha?
Kanë kaluar dy muaj nga shpallja non Grata e ish kryeminisrit Sali Berisha prej Departamentit të Shtetit, dhe do të ish gjëja më normale që gjatë kësaj periudhe PD të kishte marrë në analizë këtë çështje dhe të përcaktonte qëndrimin e saj. Ka qenë një kohë e mjaftueshme që të forcë politike në të ardhmen e afërt të saj politike. Është në të drejtën e vet që PD të dalë edhe në mbrojtje të Berishës por këtë duhet ta bëjë në mënyrë të qartë dhe të hapur. Veçse kjo ka kostot e saj pasi do ta përcaktonte dukshëm në linjë të kundërt me Departamentin e Shtetit dhe në një vend si Shqipëria ku proamerikanizmi është në kuotat më të larta në Evropë mund të shvendosë në mënyrë të pariparueshme mbështetjen elekorale në zgjedhjet në vijim. Por jo vetëm kaq. Mbështetja ndaj Berishës dhe dalja kundër qëndrimit të SHBA, do të prishte më tej mbështetjen nga miqtë e tjerë ndërkombëtarë, marrëdhënie të cilat ishin vështirësua që pas braktisjes së parlamentit nga ana e PD dy vite më parë dhe protestave të dhunshme për të imponuar ndryshimin e pushtetit nga rruga. E gjithë kjo do të sillte një izolim të mëtejshëm të PD dhe do të vinte shumë pikëpyetje për të ardhmen politike të kësaj force. Dilemat bëhen më të rënda kur çështjet nuk shqyrtohen në kohën e duhur por shtyhen në kohë. Ndaj Bashës i është kërkuar të pozicionohet lidhur me Berishën, jo thjesht për të ditur për kuriozitet si e mendon këtë gjë, por për të treguar lidership në mënyrë që të përcaktojë të ardhmen e partisë që drejton, nëse vërtet ai e drejton. Në këtë drejtim duhet parë takimi dhe deklarata e ambasadores së SHBA pas bisedës me Bashën. Nga ana tjetër, nëpërmjet deklaratës së Kim pas takimit u zbulua padashur dhe diçka tjetër e rëndësishme. Kim i kujtoi Bashës takimin me Ryker, çka la të kuptojë se në atë kohë kreu i PD paska bërë një premtim për qëndrimin e tij. Për të mos thënë që ky ka qenë angazhim konkret për tu pozicionuar dhe për tu ndarë nga Berisha. Ishte një kujtesë që angazhimit për të përcaktuara qëndrimin ndaj Berishës po i vjen koha e skadencës.
Është në dorë të Bashës të përcaktojë se kush ka më shumë vlerë për të: fati I babait të tij politik, apo fati politik i partisë së cilës I është besuar drejtimi. Për një politikan normal, hezitimi nuk do të kish vend dhe do të ish mëse e qartë se kush ka më vlerë. Përgjegjësia ndaj pozicionit politik që ke apo morali i besnikërisë ndaj ish liderit. Në këtë aspekt Basha nuk më duket prototipi i personit që vepron në bazë të moralit ndaj miqve apo ish bashkëluftëtarëve të tij. Në aktivitetin e tij si kryetar i PD, vetë fakti që ka larguar figura të ndryshme me të cilët ka bashkëpunuar dikur, dëshmon se tipari i tij është pragmatizmi politik, spastrimi I zonës nga kundërshtarët, ngritja e imazhit të pakonkurueshëm si kreu i PD dhe ngritja në forume e njerëzve të cilët i ka në kontroll a nën hyqëm. I vetmi që nuk është prekur ka qenë Berisha, por jo se Basha është besnik, por se nuk ka mundur të përballet me peshën e Berishës në PD. Ndaj dora që nuk hafshohet dot, puthet. Për më tepër pas humbejeve të Bashës në zgjedhje pozicionimi i Berishës kundër tij do të ish fatal për fatin politik të Bashës. Ndoshta kjo është arësyeja që deri më tani nuk ka patur një analizë për çështjen Berisha dhe për qëndrimine metejshëm të PD ndaj tij. Frika e Bashës se ndoshta Berisha do të hidhte në erë lidershipin e tij si formë hakmarrjeje e ka stepur dhe ka bërë që qëndrimet të zvarriten. Por ora ecën dhe bashkë me të po mbaron dhe afati që i kanë vënë për të patur një pozicionim të qartë. Topi ndodhet në fushën e Bashës dhe i duhet atij të luajë politikisht. Deri tani ka bërë triblime pa top. Tashmë duhet dëshmuar gjithshka në formë të qartë.
Është hera e parë që një ambasador i SHBA-së kërkon largimin nga parlamenti të një deputeti para se sezoni i ri parlamentar, ndërkohë që kemi pasur personazhe të tjera që jabë shpall “non grata” dhe nuk ka pasur kërkesa të kësaj forme.
Qëndrime të ashpra ndaj deputetëve të veçantë dhe që janë shpallur persona non grata, ka patur dhe më parë. Dhe ambasadorë të tjerë të SHBA kanë patur deklarata të ashpra ndaj politikanëve të tjerë të përfshirë në listë. Rasti më I dukshëm ka qenë ndaj kandidimit të Tom Doshit. Por duhet bërë një dallim. Berisha është peshë më e rëndë e poltikës krahasuar me personazhet e mëparshëm, ndaj dhe qëndrimi ndaj tij është më i dukshëm dhe bie më tepër në sy. Berisha nuk është një politikan kalimtar që ka patur një kontribut të modest në politikë. Berisha përfaqëson një epokë poltike, me të mirat dhe anët negative të saj, të cilat ende kanë ndikimet e tyre në politikë dhe në jetën sociale të shqiptarëve. Goditja ndaj tij përfaqëson dhe ndarjen përfundimtare nga anët negative të një procesi pafund të tranzicionit në Shqipëri me të gjitha problematikat e saj dhe që janë bërë pengesë për një ecuri ndryshe të vendit. Ecuri që ka të bëjë me ngritjen e insitucioneve demokratike dhe ecurinë mbi bazën e ligjit, jo në bazë të vullnetit politik të drejtuesit e për të cilin, korrupsioni I një klase politike nuk shërben vetëm si mjet pasurimi por dhe si mjet kontrolli mbi gjithhka.
Kërkesa e ambasadores a është një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të një shteti apo subjekti politik siç komentohet nga “sovranistët”. Duket se Basha është në mëdyshje ku ka zëra se edhe mund të “dorëzojë” Berishën. Perse është kaq i shantazhueshëm Basha që në tetë vite në krye të PD vetëm ka humbur dhe “lëshuar” gjithcka?
Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë vend sovrran që ka bërë me kokën e saj sin ë politikat e brendshme ashtu dhe në ato t jashtme. Që nga koha e Zogut, në regjimin komunist e në 30 vitet e pluralizmit, Shqipëria ësht atakuar diku dhe ka bërë politikën e më të mëdhejve. Ndaj është paradoks ose justifikim i paplotë i kujt nuk i pëlqen një vendim I tyre, të flitet se po ndërhyhet në punët e brendshme kur kjo ka ndodhur gjithë jetën. Nuk mund të bësh si sovranist kur nuk të shkon për shtat një vendim i të mëdhejve, kur ndërkohë gjithë jetën më parë ke deklaruar se i ke miq dhe se u je bindur verbërisht atyre. Ndaj dhe çështja që ka para në gjykim Basha nuk është çështje sovranizmi. Vaj medet nëse Basha do të ishte në këtë hall. Pra, që nëse preket Berisha, na preket sovraniteti i vendit. Halli I Bashës është se nuk është ende lidership dhe i mbushur me frikëra që Berisha edhe i plagosur mund ta lëndojë e ti heqë tullat nga ku Basha ndien lartësitë e kreut të PD. Ndaj sot ka ardhur koha të përcaktohet qartë nga kreu I PD se çfarë do më shumë, partinë që drejton apo kryetarllëkun e tij?/ fjala.al
Basha eshte fasada dhe Berisha lider absolut i PD