• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Beleri si “grek’’ nuk ekziston

by Ervis Iljazaj
21/11/2023 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Kërcënimet e Greqisë se do të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri duket sikur nuk kanë shqetësuar aspak Edi Ramën dhe Shqipërinë. Për dy arsye kryesore. E para sepse e di mirë se integrimi i Shqipërisë nuk varet nga Greqia, por nga fuqitë kryesore të Bashkimit Europian. Dhe e dyta, sepse nuk ekziston një çështje minoritare në Shqipëri.

Pikërisht ky është problemi i Belerit. Që nga koha që është në masë sigurie ai është mbrojtur nga mbështetësit e tij si minoritar dhe si “grek’’, dhe jo si një person dhe individ që kërkon liritë dhe të drejtat e tij politike, ndoshta me të drejtë.

Ata që e mbështesin, kanë menduar se duke patur mbështetjen e shtetit grek, do të ishte më e lehtë për të për të kërkuar të drejtat e tij. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Duke u mbrojtur si grek , Fredi Beleri po dobëson mbrojtjen e tij juridike si një individ dhe kandidat politik.

Nëse kjo qeveri dhe Edi Rama, e kanë stisur procesin gjyqësor ndaj tij, këtë e kanë bërë si kandidat të opozitës dhe jo ndaj një minoritari grek. Mirëpo opozita, me sa duket ja ka lënë në dorë shtetit grek në dorë për të mbrojtur Fredi Belerin. Ndoshta është e zënë me aksione të tjera më të rëndësishme opozitare, ose ndoshta është thjesht e kompleksuar për faktin se Beleri shihet tashmë nga opinion publik si “greku’’ që do të marrë Bashkinë e Himarës.

Dhe në këtë kuptim, Edi Rama e ka fituar këtë betejë në opinion publik. Sepse e di fare mirë se vetëm kështu pra, duke u konsideruar Fredi Beleri si ‘’grek’’ mund ta fitojë këtë betejë në aspektin e komunikimit, i cili luan një rol të rëndësishëm edhe në proceset gjyqësore.

Është e qartë se shteti shqiptar ka një 100 mëkate në 33 vite pluralizëm. Por për vetëm një gjë nuk mund ta akuzosh. Që është një shtet i cili nuk respekton të drejtat e minoritarëve, apo se kjo e Himarës është një betejë etnike dhe jo politike. Shteti shqiptar, është ndoshta shteti më respektues i drejtave të minoritarëve në rajon. Dhe këtë nuk e ka bërë sepse është një shtet demokratik, por thjesht për servilizëm ndaj vendeve fqinj, kryesisht Greqisë. Thjesht për faktin se Greqia është një shtet më i fuqishëm se ne, dhe të gjithë politikanëve shqiptar i ka leverdisur të ketë marrëdhënie të mira me të.

Prandaj, çështja e Belerit si grek nuk ekziston. Nëse vërtetë Shqipëria do të kishte një problem me respektimin e të drejtave të minoritarëve, do të ishin vetë institucionet e BE-së që do të pengonin hapjen e kapitujve në dhjetor. Edhe ideja se në Jug të Shqipërisë po i merren pronat minoritarëve është një tezë që nuk qëndron. Problemi i pronave në Shqipëri është një problem kombëtar këtu e 30 vite. Pronat për interes të një grupi njerëzish i janë rrëmbyer shqiptarëve dhe minoritarëve, pa dallim race, etnie apo feje.

Nëse në këtë histori ka një çështje, është pikërisht çështja e një pushteti autoritar që për interesa të tij bënë çdo gjë, qoftë edhe duke stisur procese gjyqësore. Ose më saktë, pushteti i kësaj qeverie është në vërtetëve një pushtet i korruptuar dhe që ka kapur pjesë të rëndësishme të sistemit gjyqësor, me përjashtim të SPAK. Në këtë kuptim autoritarzimi i kësaj qeverie nëse ekziston, ekziston si i tillë dhe nuk ka nuanca racore apo etnike.

Të gjithë ata që e mbrojnë Belerin si minoritar apo si grek, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse sa po ndihmojnë Ramën dhe këtë qeveri për ta fituar betejën e Himarës. Fredi Beleri është një kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit, dhe si i tillë duhet mbrojtur. Si një njeri që kërkon të drejtat dhe liritë e tij politike, dhe jo si një minoritar që po diskriminohet si i tillë.

Next Post
Refuzoi sërish të shkojë në SPAK, Hoxha tregon fatin e akuzës ndaj Berishës: Do të ndodhë si me Belerin

Refuzoi sërish të shkojë në SPAK, Hoxha tregon fatin e akuzës ndaj Berishës: Do të ndodhë si me Belerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

Tajfuni gjunjëzon Japoninë, mbi 1.6 milionë banorë urdhërohen të evakuohen! Stuhi ere me forcë 194 km/h, përmbytje dhe transport i paralizuar

September 21, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!

September 21, 2026
Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

September 21, 2026
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

September 21, 2026
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

September 21, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

September 21, 2026
FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

September 21, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Diplomacia shqiptare në betejën për drejtësi!

September 21, 2026
Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

September 21, 2026
Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com