• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’është ky deputet grek që vjen dhe takon një shitblerës votash në Himarë?!

by Spartak Ngjela
13/08/2023 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ç’është ky deputet grek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himarë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero.

Por, fakti që një deputet i Greqisë, zoti Angelos Syrigos vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një qjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë.

Dhe frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

Dhe tani, në një kohë të tillë historike, politika greke kërkon t’i bëjë presion Shqipërisë me një çështje që ka të bëjë me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë.

E kuptoni se në çfarë gjendje qesharake qëndron politika greke kundrejt Shqipërisë?
Pse mund t’i kundërvihet politika dhe të rrëzojë vendim gjyqësor?

Turp që kjo të mendohet nga një politikë e një vendi të Bashkimit Evropian! Sepse po kuptohet që e ka shqetësuar e vërteta shqiptare që po ecën përpara përditë e më shumë. Po politika greke, ende nuk e ka kuptuar forcën e sotme të shtetit shqiptar?

Dhe është për të qeshur se këtë Belerin politika greke, me këtë Syrigos- in, na e quan edhe minoritar. Po ku ka minoritarë në Himarë! atje ka disa fakirë që marrin pension nga Greqia, dhe flasin përçart.

Himara ka qenë dhe është qëndra e Labërisë. Ti Syrigos, a i ke dëgjuat këngët labe të Himarës?!

Por ju jeni të degraduar nga mendimi fals i një farë Greqie të Madhe. Në një kohë kur sot në atë Greqi ka rreth 6 milionë shqiptarë që quhen arvanitas. Është për të qeshur, se këta fakirë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut. Humor i madh ky, dhe përçartje mendore që ka 200 vjet që mundon injorancën greke, sepse dhe vetë grekëve nëpër shkolla ende i fshihet me gënjeshtra historia reale e asaj që ata i thonë Greqi.

Injorantë kudo…

Por që tani janë katandisur kokoshi një thelë, se arvanitasit në Greqi nuk kanë më frikë të flasin shqip.

Dhe kisha greke po e vuan.

Kurse ne shqiptarët po qeshim. Por kisha greke e di se krishterimi në Gadishullin Ilirik ka ardhur nga Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe shqiptarët i ka takuar me krishterimin dhe me Jezu Krishin, Shën Pali, që ka zbritur në Durrës dhe e ka sjellë krishterimin në Iliri dhe në Arbëri, dhe se dioqeza e krishterë e Durrësit është themeluar në vitin 95 pas Krishtit.

Kurse krishterimi në Greqi ka hyrë rreth 500 vite më pas, kur në Shqipëri ai ishte kthyer në një fe kryesore. Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë. Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar.

Po Çamëria?
Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj. Se ndërkohë në historinë a Gadishullit Ilirik po triumfon e vërteta historike e shqiptarizmit.

Next Post
Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton turistët spanjollë

Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton turistët spanjollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj bizneseve turistike shqiptare, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

Sulmet ndaj bizneseve turistike shqiptare, Balla: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë!

July 12, 2026
Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Peleshi: Një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë

July 12, 2026
FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

July 12, 2026
Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

July 12, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar nga Italia

July 12, 2026
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

Ndarja nga jeta e ish-Amirit të Katarit, reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

July 12, 2026
Shifra të frikshme/ Në Shqipëri në katër ditë ka plot 57 raste të dhunës në familje

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

July 12, 2026
Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

July 12, 2026
Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

July 12, 2026
Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In