• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Certifikohen 443 policë të rinj/ Nano: Mision që kërkon sakrificë, duhet të jemi më të ashpër me kriminelët

by Java News
30/12/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

443 efektivë të rinj do t’i bashkohen  Policisë së Shtetit. Të rinjtë përfunduan trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe tashmë pritet të nisin punën në terren. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i pranishëm në ceremoninë e certifikimit të tyre në Akademinë e Sigurisë tha se imazhi i policisë së shtetit po ndryshon pozitivisht.

“Dëshira juaj dhe e mijëra të rinjve, që çdo vit aplikojnë për t’u bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, na mbush me shpresë se imazhi i Policisë së Shtetit po ndryshon me shpejtësi në kahun pozitiv dhe besimi i gjeneratës së re, por edhe i mbarë qytetarëve po rritet nga dita në ditë. Të jesh punonjës policie nuk është privilegj, as vend pune, është përgjegjësi morale, humane  dhe ligjore. Kurrë mos e harroni këtë trekëndësh, në rast se doni që të lexoni në sytë e qytetarëve, vlerësim, besim dhe mbështetje”.

Kreu i Policisë së shtetit u dha edhe këshillat e tij efektivëve  më të rinj

“Qytetarët presin shumë nga unë në radhë të parë, por edhe nga ju, brezi i ri, që të shikojnë një polici më profesionale, më etike, më humane dhe më të ashpër me kriminelët dhe shkelësit e ligjit. Ju sot po lini klasat, auditorët, ambientet e studimit dhe të stërvitjes, për t’u hedhur me vendosmëri në veprim në skajet ku përballet e mira me të keqen, paqja me rrezikun.

Ne kemi nevojë për një revolucion të forcës policore dhe unë bashkërisht me pjesën e shëndoshë dhe ju brezin e ri të Policisë do ta kryejmë atë pa vonesë e pa justifikime, duke mos u stepur nga vështirësitë apo pengesat”.

Nano u shpreh se zyra dhe telefoni i tij do të jenë të hapura për çdo iniciativë pozitive që është në interes të qytetarëve dhe imazhit të Policisë. 443 efektivët e rinj do të jenë në shërbim të  Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Fjala e plote e Gledis Nanos:

I nderuar zoti Rektor i Akademisë së Sigurisë,

Të nderuar familjarë dhe të pranishëm në këtë ceremoni,

Të nderuar kolegë të sapocertifikuar,

Ky moment ka një kuptim tepër të veçantë dhe personal për mua sepse më sjell pas në kohë, atëherë kur si ju sot denjoja me zell e pasion të bëhesha pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Unë jam njeri prej jush, kam dalë nga këto auditore dhe jam stërvitur po në këto ambiente. Prandaj besoj se e kuptoj shumë mirë se çfarë ndjeni sot: shpresë, entuziazëm, energji dhe padurim për të qenë sa më parë në terren.

Dua t’ju falënderoj dy herë sot: Për zgjedhjen për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe së dyti për vullnetin që patët dhe përkushtimin që treguat në realizimin me sukses të këtij kursi.

Filozofi Robert Peel ka thënë: “Policia është publiku dhe publiku është Policia. Punonjësit e Policisë janë vetëm pjesëtarë të publikut, që paguhen për t’u kushtuar vëmendje të plotë detyrave që i takojnë çdo qytetari, në interes të mirëqenies dhe ekzistencës së komunitetit”.

E citova këtë shprehje për t’ju përcjellë dy mesazhe juve këtu dhe nëpërmjet jush gjithë strukturave policore në vend, se punonjësi i Policisë është shërbëtor i komunitetit dhe jo padron i tij, se punonjësi i Policisë është gardian i ligjit dhe jo shkelës i tij.

Dëshira juaj dhe e mijëra të rinjve, që çdo vit aplikojnë për t’u bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, na mbush me shpresë se imazhi i Policisë së Shtetit po ndryshon me shpejtësi në kahun pozitiv dhe besimi i gjeneratës së re, por edhe i mbarë qytetarëve po rritet nga dita në ditë.

Të jesh punonjës policie nuk është privilegj, as vend pune, është përgjegjësi morale, humane dhe ligjore. Kurrë mos e harroni këtë trekëndësh, në rast se doni që të lexoni në sytë e qytetarëve, vlerësim, besim dhe mbështetje.

Qytetarët presin shumë nga unë në radhë të parë, por edhe nga ju, brezi i ri, që të shikojnë një polici më profesionale, më etike, më humane dhe më të ashpër me kriminelët dhe shkelësit e ligjit.

Ju sot po lini klasat, auditorët, ambientet e studimit dhe të stërvitjes, për t’u hedhur me vendosmëri në veprim në skajet ku përballet e mira me të keqen, paqja me rrezikun. Në këtë fillim karriere dua të ndaj me ju çfarë mësova në këto vite eksperience që mund t’ju jenë të vlefshme:

– Busulla ime e drejtimit ka qenë gjithmonë bazuar në dy principe fondamentale: ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të vendit.

Pyesni gjithmonë veten për çdo veprim: a është në përputhje me vlerat morale? A është në interesin e vendit?

– Duhet të jeni largpamës. Nëse doni të jeni të suksesshëm ndërtoni të ardhmen tuaj duke zgjedhur jo rrugën më të shkurtër apo më të thjeshtë, por rrugën e drejtë dhe atë që ju rrit profesionalisht.

– Besoni tek vetja. Çdonjëri nga ju mund të sjellë ndryshim dhe zhvillim atje ku do të shërbejë.

– Nëse çdo herë që do të dilni për në punë do mendoni çfarë do të bëj sot më mirë se dje për t’i shërbyer vendit dhe komunitetit, ju siguroj që atëherë do t’ia keni dalë.

Duke përfunduar, ju uroj suksese në misionin që kërkon sakrificë deri në sublim dhe ju shpreh edhe një herë mbështetjen time të palëkundur. Zyrën dhe telefonin tim do ta keni të hapur për çdo iniciativë pozitive që është në interes të qytetarëve dhe imazhit të Policisë.

Le të punojmë fort për të ndërtuar një Polici që atdheu ynë me të vërtetë e meriton. Ne kemi nevojë për një revolucion të forcës policore dhe unë bashkërisht me pjesën e shëndoshë dhe ju brezin e ri të Policisë do ta kryejmë atë pa vonesë e pa justifikime, duke mos u stepur nga vështirësitë apo pengesat.

Urime dhe suksese! Gëzuar Vitin e Ri!/m.j

Next Post
E rëndë në Lushnje/ Shoferin e zë autobusi poshtë dhe humb jetën. Po rregullonte difektin…!

E rëndë në Lushnje/ Shoferin e zë autobusi poshtë dhe humb jetën. Po rregullonte difektin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In