• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çertifikohen 159 udhërrëfyesit e parë turistikë të Shqipërisë

by Java News
27/02/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë të çertifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Janë gjithsej 159 udhërrëfyes turistikë që sot u pajisën me çertifikatë dhe me bexhën zyrtare, të cilat do të jenë dokumentet zyrtare që do paraqesin këto guida për të ushtruar profesionin e tyre, të rregulluar tashmë në bazë të ligjit “Për Turizmin” (93/2015). Këta emra do të jenë tashmë të afishuar në regjistrin e udhërrëfyesve të Shqipërisë, që do të afishohet në websiten e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ministrja Milva Ekonomi, duke shprehur emocionin e saj për realizimin e këtij objektivi, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për gjithë ata njerëz që kanë punuar pa u ndalur në këtë profesion, që deri tani ka qenë i parregulluar.  “Duke filluar nga ky moment, ju do të bëheni udhërrëfyes me një bexhe personale, të lëshuar nga një autoritet i cili ka dimensionin në lëshimin e kësaj çertifikate, që ia njeh ligji. Jo vetëm kaq, por ky autoritet ka menduar edhe për mënyrën se si ju do ngrini dijet tuaja profesionale në muajt në vijim”,- u shpreh Ministrja Ekonomi.

Ajo u shpreh se numri i turistëve është në rritje, pasi vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 15% më shumë turistë se në 2015 dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që punojnë në industrinë mikpritëse përfshi dhe udhërrëfyesit. Ministrja falënderoi të gjithë udhërrëfyesit e parë të çertifikuar, për punën e tyre të deritanishme dhe për faktin që nuk hoqën dorë asnjëherë nga besimi se ky sektor duhej rregulluar. Ajo u uroi shumë suksese udhërrëfyesve zyrtarë të Shqipërisë në punën e tyre për ta prezantuar sa më bukur vendin tonë dhe për të tërhequr sa më shumë turistë në Shqipërinë tonë të bukur.

Një nga udhërrëfyesit më të vjetër shqiptarë, Ilir Mati, i cili këtë profesion e ka nisur që në 1991, kur ende nuk mund të quhej profesion, u shpreh mjaft i emocionuar për këtë arritje, për faktin se sot janë 159 guida të rinj e të reja që do e vazhdojnë këtë mision të bukur.

Në fund u shpërndanë 159 certifikata dhe bexha për secilin prej udherrëfyesve. Kjo është faza e parë e procesit të çertifikimit të plotë që do të përfundojë me 30.09.2018. Në përfundim të kësaj periudhe udhërrëfyesit e çertifikuar duhet të kenë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore për kualifikimin profesional të shprehura në kurrikulat e udhërrefyesve turistikë sipas kategorive përkatëse, të cilat gjenden në Udhëzimin e Përbashkët, në bazë të Ligjit për Turizmin.  Trajnimeve sporadike (edhe pse shumë të domosdoshme) deri më sot, do t’ja zerë vendin platforma e përhershme e trajnimeve e shoqëruar me skemën e krediteve si për ata që për herë të parë i futen kësaj veprimtarie ashtu edhe për ata që në bazë të krediteve të nevojshme do të rinovojnë çertifikatën e tyre si udhërrëfyes.

ma.me

Next Post
Skandali i presidentit, gruaja e Aldo Bumçit, pa certifikatë sigurie, merr informacione të klasifikuara

Thirrjet e Bashës për luftë, deputetët e PS: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com