• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga NATO, Peleshi: Shtojmë pjesëmarrjen në misionet e Aleancës

by A R
20/09/2022 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të Stërvitjes certifikuese të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, “Biza ‘22” u organizua në poligonin kombëtar të Bizës Dita e Vizitorëve të Shquar. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të kësaj stërvitjeje, që siç tha ai konsiderohet si një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, certifikimit të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s.

“Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më “imediate” sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”,u shpreh ministri Peleshi, ndërsa falenderoi aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen. Ministri i Mbrojtjes tha se, “puna e palodhur e disa ekipeve të Gardës së Neë Jersey, por edhe atashimi pranë GBKL (Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë) të një strukture speciale amerikane, SFAB (Special Force Assistance Brigade), bënë të mundur realizimin e objektivit tonë në një kohë pothuaj rekord”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi foli edhe për sfidat që i presin Forcat e Armatosura në të ardhmen e afërt. “Dua të inkurajoj Forcat tona të Armatosura, që me përgjegjësi dhe profesionalizëm, të angazhohen në realizimin e stërvitjeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta të planëzuara me NATO-n dhe me Komandën Amerikane në Evropë (USAREUR). Sfida e radhës është padyshim stërvitja “Defender Europe 2023”.

Në vijim të suksesit të Defender Europe 21, në këtë stërvitje, në vendin tonë do ngrihet Brigada Ndërkombëtare, pjesë e “Task Force South”, me kontribute nga vendet e Iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut”. Më lejoni të rikonfirmoj angazhimin tonë në misionet NATO në Kosovë (KFOR), Letoni (eFP), Irak, si edhe në misione të drejtuara nga OKB (Sudani i Jugut) dhe Bashkimi Evropian (EUFOR), BiH). Viti 2023 do të jetë një vit sfidues për Forcat tona të Armatosura, të cilat do të duhet, që krahas rritjes së prezencës në misionet aktuale, të marrin pjesë edhe në operacionet detare “FOCOPS” dhe “Agean Sea” me një anije të klasit Iliria”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë iu nënshtrua vlerësimit operacional, sipas sistemit “Combat Readiness Evaluation” (CREVAL) të NATO-s në stërvitjen certifikuese “Biza 22”, duke marrë kështu certifikimin si “Combat Ready”.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, me rastin edhe të kësaj arritjeje morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri, deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, si dhe atashe të vendeve aleate.

/a.r

Next Post
Izraeli emëron ambasadorin e parë në Turqi që prej 2018

Izraeli emëron ambasadorin e parë në Turqi që prej 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In