• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çertifikata për prona nën sekuestro, KLSH kallëzon 14 ish-drejtues të ZVRP Shkodër

by Lorenc Vangjeli
22/01/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programeve të auditimit nr. 702/1, datë 22.07.2015 dhe nr. 702/2, datë 15.10.2015 ka përfunduar auditimin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, për periudhën Janar 2013 – Qershor 2015 të aktivitetit të këtij institucioni.

Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore mbi bazën e të cilave KLSH, me shkresën nr. 702/22 datë 11.01.2016, ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër, kallëzim penal për 14 persona nëpunës të këtij institucioni (4 ish-Drejtues të ZVRPP Shkodër N.K, O.V, P.Z, I.N, 5 jurist B.L, R.H, V.P, E.Sh, A.N. dhe 5 hartograf B.Sh, S.H, G.T, A.T, R.G), me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, të cilët nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 milion lekë, si dhe kanë regjistruar pasuri me AMTP në të cilat nuk përcaktoheshin kufizimet si dhe AMTP të fotokopjuara dhe të panoterizuara; kanë regjistruar pasuri me Sekuestro Konservative duke lëshuar çertifikata pronësie, çka ka rezultuar më pas dhe në shitjen e këtyre pasurive; kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit; kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë; kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore.

Më konkretisht nga auditimi rezultoi:

  • Në 22 raste, janë regjistruar pasuritë, pa u përcaktuar kufizimet në AMTP dhe pa kërkuar Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, vlefshmërinë ligjore të AMTP.
  • Në 64 raste, për sipërfaqen prej 40153 m2, ka bërë regjistrimin e pasurisë paluajtshme, si diferencë ndërmjet Librit të ngastrave (Prill 1996 – LN) dhe Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në pronësi të pronarëve, ndërsa duhet t`a regjistronte në pronësi shtet.
  • Në 16 raste, me sipërfaqe 3948 m2, ka bërë regjistrimin e pasurisë paluajtshme në pronësi të poseduesve trojet e shtëpive, ndërsa truallin duhet ta regjistronte në Seksionin “D” të kartelës së pasurisë së paluajtshme “Posedim”.
  • Në 8 raste, kanë regjistruar pasuritë pa përcaktuar sipërfaqen e sheshit të ndërtimit, sipërfaqja e ndërtimit, lartësia e kateve mbi dhe nën kat, distanca nga ndërtimet e tjera, nga aksi i rrugës dhe nga kufiri i pronës.
  • Në 76 raste, kanë regjistruar pasuritë me Sekuestro Konservative për llogari të Kreditorit “CEZ”sha, duke lëshuar çertifikata pronësie dhe duke shitur 76 pasuri të paluajtshme.
  • Në 87 raste, ka bërë regjistrimin e pasurive sipas kontratave të kalimit të pronësisë (Shitje me Rezervë e pronës), ZVRPP Shkodër ka marrë përsipër rreziqet që në çastin e dorëzimit.
  • Në 19 raste, kanë regjistruar pasuritë me vendim sipas nenin 25/b të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, ndërkohë vendimet nuk janë publikuar në faqen zyrtare në internet të ZVRPP Shkodër.
  • Në 4 raste, për sipërfaqen 44550 m2 tokë bujqësore, nuk ka nxjerrë urdhër kufizimi për pasuritë e paluajtshme në Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi  të cilat nuk kanë të përcaktuara kufizimet.
  • Në 17 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive sipas lejeve të ndërtimit, ndërsa në dosje mungon dokumentacioni tekniko ligjor.
  • Në 10 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit, veprim në papajtueshmëri ligjin nr. 33, datë 29.04.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
  • Në 2 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të kontratës ndërmjet pronarit të truallit dhe sipërmarrësit, veprime në papajtueshmëri me ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”.
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë me Leje legalizimi për objekt ndërtimi dhe shërbimi 11 kat, pasi zona është me studim urbanistik, ndërsa në këtë zonë nuk mund të legalizohen objekte ndërtimi mbi 5 kat.
  • Në 7 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi me mospërputhje ndërmjet sipërfaqes sheshit të ndërtimit dhe certifikatës pronësisë, si dhe mungon dokumentacioni tekniko ligjor.
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë “Livadh” me sipërfaqe 16600 m2 në Pulaj-Plazh, në mungesë të procesverbalit të dorëzimit të pronësisë ish-pronarëve nga KKKP.
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë sipas kontratës së shitblerjes nr. 2406/411, datë 09.04.2013, duke regjistruar më shumë truall me sipërfaqe 13490 m2 .
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë me kontratë dhurimi truall me sipërfaqe 750 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 400 m2 në Pulaj-Plazh, ndërkohë që kjo pasuri nuk ka qenë e regjistruar më parë në regjistrat publik e kartelat e pasurive të paluajtshme.
  • Në 2 raste, kanë bërë regjistrimin e pasurive llojit “Pyll” me sipërfaqe 15324 m2 dhe sipërfaqe 16500 m2, duke ndryshuar zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore.
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë sipas kontratës së shitjes nr. 2297/383, datë 04.04.2013, Kabina plazhi (Velipojë) me sipërfaqe 2025 m2 nën/objekt dhe sipërfaqe totale 2887.92 m2, ndërsa privatizimi është bërë sipas vendimit nr. 480, date 05.11.1996, të KKKP ish-Pronarëve me njohje pronësie. Sipas kontratës së privatizimit Kabinat e Plazhit janë privatizuar me një sipërfaqe më shumë 2563 m2.
  • Në 1 rast, kanë bërë regjistrimin e pasurisë tokë arë me sipërfaqe 20000 m2, me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) të fotokopjuar dhe pa noterizuar, si dhe nuk është bërë konfirmimi nga Komuna Velipojë dhe Këshilli i Qarkut Shkodër.

Sa më sipër, KLSH me shkresën nr. 703/20, datë 31.12.2015, i ka rekomanduar Kryeregjistruesit të ZQRPP Tiranë, fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 20 nëpunës të ZVRPP Shkodër.

Next Post

Amber Rose vë në "siklet" streçet e veta (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In