• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Certifikata mirënjohjeje për mjekët dhe infermierët vullnetarë, ndihmuan në Maratonë

by Java News
11/10/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vite më parë, Bashkia e Tiranës krijoi bërthamën e vullnetarëve të saj, kurse sot rrjetit i janë bashkuar qindra të rinj, të cilët angazhohen në organizimin dhe mbarëvatjen e shumë aktiviteteve sportive, kulturore, si Maratona e Tiranës, Tirana Art Fest apo ditët e pastrimit të qytetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikatat e mirënjohjes për 10 të rinj vullnetarë, mjekë dhe infermierë, të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre për kujdes shëndetësor dhe ndihmën e parë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial gjatë verës, por edhe për kontributin e tyre në zhvillimin e mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës.

Ai i falenderoi ata për kontributin e vyer që dhanë sidomos në ditën e zhvillimit të Maratonës së Tiranës, duke ndihmuar me lehtësimin e trafikut, lëvizjeve të qytetarëve, orientimit të sportistëve të huaj, apo edhe me ndihmën e shpejtë për ata që kanë pasur nevojë. Atë ditë vullnetarët ishin përqendruar në shumë pika shërbimi përgjatë itinerarit të maratonës.

“E di sa e rëndësishme është që të mbështetesh në çuna dhe goca që duan të bëjnë mirë, që janë profesionistë. Në shumicën e kohës jemi ankues profesionistë, jemi specialistë të tregojmë si nuk bëhet një gjë dhe patjetër, japim mend nga kafja apo pika e basteve. Por, ‘hanë bukë veç’ ata njerëz që thonë: Unë s’jam pjesë e këtij kori qaramanësh, dua të bëj diçka të veçantë, qoftë edhe pa pagesë, të jap kontributin tim dhe të jem shembull se si bëhet më mirë”, tha Veliaj, duke iu drejtuar vullnetarëve.

Veliaj u shpreh se projekti pilot i Bashkisë së Tiranës ka hedhur bazat e punës vullnetare dhe u shpreh optimist se do të vijojë më tej, në zona të tjera të kryeqytetit. “Me këtë projekt-pilot kemi vendosur bazat, kemi mësuar çfarë funksionon e çfarë jo, si mund ta bëjmë më mirë, por fakti që njerëzit i janë kthyer vrapit, ecjes, daljes në natyrë, këndeve të lodrave, është diçka e mrekullueshme. Kur shikoj se si është transformuar ajo hapësirë te Liqeni, se si është kthyer në zonën më të vizituar sot në Tiranë, është kompliment për punën e të gjithëve. Në qoftë se rrjetin e vullnetarëve që ndihmojnë e shtrijmë edhe tek Pazari i Ri, në mjedise të tjera publike masive si sheshi “Skëndërbej”, atëherë mund të japim edhe më shumë garanci për qytetarët”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar kontributin e të rinjve vullnetarë për komunitetin, kryebashkiaku shtoi se përtej asistencës direkte, kjo nismë ka krijuar edhe ndjenjën e sigurisë tek qytetarët. “Po të bëjmë një grup njerëzish që ndihmojnë, bashkëpunojnë, japin shembull, që drejton personalisht dhe nuk jep mend të tjerëve si bëhet gjëja, mund të bëjmë mrekulli. E kam parë mënyrën se si ka funksionuar projekti, edhe se si keni ndihmuar njerëz që mund të kenë qenë në raste vështirësie, por unë besoj se ndihma më e madhe ka qenë për ata njerëz që ndoshta s’kanë pasur nevojë, por vetëm fakti që ju kanë parë, ju ka dhënë një ndjenjë sigurie, ju kanë dhënë që kjo është një hapësirë e sigurt ku mund të kalosh kohë”, nënvizoi Veliaj, teksa siguroi se kjo nismë e suksesshme do të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

ma.me

Next Post
Përmbytje dhe viktima, moti i keq gjunjëzon Europën

Përmbytje dhe viktima, moti i keq gjunjëzon Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn

July 15, 2026
Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

July 15, 2026
“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

July 15, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tre dallgët e emigracionit

July 15, 2026
Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

July 15, 2026
SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

July 15, 2026
A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

A do të thirret në SPAK Rama për “Albanian Files”? Braho: Askush nuk është imun!

July 15, 2026
Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

Takimi i Arubës, opozita kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

July 15, 2026
Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

Përcillet për në banesën e fundit Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit

July 15, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, rriten çmimet e karburanteve! Nafta arrin 198 lekë për litër

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In