Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri së dy personave në Cerrik. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik. I plagosur ka mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrë një plumb në kokë si dhe është plagosur lehtë në dorë J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.
Dy të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e plagosjes B.H, i cili ishte konfliktuar fizikisht me dy të plagosurit dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.
ma.me