Finalja e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të dhurojë spektakël! Të gjitha përgatitjet po shkojnë tashmë drejt fundit, teksa para rënies së bilbilit, është planifikuar edhe një ceremoni hapëse, ashtu sikurse çdo finale tjetër madhore europiane.
Niki Edipidi, një nga zyrtaret e UEFA-s, përgjegjëse për pjesën e ceremonisë tregon për fshf.org se si po shkojnë provat me vullnetarët e siguruar nga FSHF për këtë finale, ku vetëm për këtë pjesë, do të angazhohen rreth 100 deri në 150 persona.
Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje. Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.
Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm” – thotë për fshf.org, Niki Edipidi.











