• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Betohet “Rama 2”, Meta: Pritshmëritë janë të mëdha

by A R
13/09/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse i ka uruar qeverisë së re rezultate sa më shumë pozitive në zhvillimin e vendit dhe përmirësimit të cilësis së jetës së qytetarëve. Meta ka nënvizuar se qyetarët presin shumë nga Kuvendi i ri, qeveria, mazhoranca dhe opozita. “Presim shumë për reformën në drejtësi e forcimin e shtetit ligjor, si dhe zhvillimin ekonomik. Axhanda e integrimit mbetet një përparësi. Duhet të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin e rajonit. Përmes bashkëpunimit mund të sigurojmë një perspektivë europiane. Jam i gëzuar që qeveria e ka cilësuar 2018 vit të Skënderbeut dhe unë do e mbështes fuqimisht.

Ceremonia 

Sapo ka nisur ceremonia e betimit të ministrave në Presidencë, ceremoni e cila ka nisur me ekzekutimin e himnit kombëtar. Në këtë ceremoni marrin pjesë që nga Presidenti, kryeministri dhe të gjithë ministrat e kabinetit ‘Rama 2’.

Më pas është lexuar dekreti i Presidenti Ilir Meta për emërimin e këshillit të ministrave me propozim të kryeministrit. Presidenti ka dekretuar ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Duke filluar që nga kryeministri Rama të gjithë ministrat janë betuar dhe kanë firmosur dokumentin e dekretimit. Më pas ata kanë shtrënguar duart me presidentin, Ilir Meta.

***

Pas miratimit në Parlament të kabinetit qeveritar, ministrat pritet të bëjnë betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ka mbërritur në selinë e Presidencës, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet në orën 17:00.

Tanimë ka nisur mbërritja e ministrave të rinj.

Kabineti i ri qeveritar ka 14 ministra, shumë më i vogël në numër se kabineti i shkuar i qeverisë “Rama 1”.

Ndërkohë, është zbardhur edhe rendi i ditës i mbledhjes së parë të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikurse është paralajmëruar më herët nga vetë Rama, vendimi i parë do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, ku edhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut. /b.d

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
 
Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Presidenti Meta dekreton emërimin e zotit Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Presidenti Meta dekreton emërimin e zonjës Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

Next Post
Sende e vepra të panjohura të Monetit, në ankand

Sende e vepra të panjohura të Monetit, në ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com