• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës në Shijak, Veliaj: Vëmendja jonë te arsimimi dhe punësimi i të rinjve

by Java News
07/02/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Shijak, ku vijoi turin e qyteteve për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku tha se në nisjen e shekullit të dytë për Tiranën, na duhet më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të çuar përpara projektet zhvilluese.

“Do të vazhdojmë të grindemi, si brezi i prindërve tanë, që punët të mos ecin përpara, duke penguar njëri-tjetrin për një rrugë, për një kënd lodrash, për teatrin, për një shesh, apo do të bëjmë çmos që shekulli i dytë i Tiranës Kryeqytet të jetë edhe më mirë sesa ky që lamë pas? Po të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, po të punojmë më shumë dhe të pengojmë më pak, po të përqafohemi më shumë dhe të hedhim më pak thika pas shpine, kjo do të ishte mrekullia për qytetin tonë. Jemi populli dhe kryeqyteti më i ri sot në Evropë, ndaj vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë arsimimi dhe punësimi i të rinjve”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ky 100 vjetor është edhe një moment reflektimi për të atë që është bërë deri më sot dhe për të punuar më shumë për gjeneratën e re.

“Teksa kalojnë 100 vjet, kthejmë kokën pas për të parë se çfarë kemi bërë me Shqipërinë në këto 100 vite. Kemi luftuar me njëri-tjetrin apo kemi bashkëpunuar? I kemi vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, apo kemi punuar? Jemi marrë me llafe apo kemi ndërtuar Shqipërinë? Kemi humbur kohë duke u përçarë, ti je i kësaj partie, unë jam i kësaj partie, apo kemi lidhur duart bashkë për punë të mira?”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se çdo qytetar duhet të mendojë sesi mund të kontribuojë për të ardhmen e vendit të tij. Për këtë, ai solli shembullin e komunitetit të Shijakut, i cili në ato vite të vështira për fatet e vendit, dha gjithçka kishte.

“Sot e kam zemrën plot mirënjohje që Tirana mbush 100 vjet, e nëse qeveria nuk do të ndihmohej në Shijak, sot nuk do e kishim Tiranën kryeqytet. Tirana e priti qeverinë me 10 mijë vetë, por në 100 vite u 100-fishua si popullsi për të kapur 1 milion, e me gjasë kjo rritje do të vazhdojë, por doja ta bënim këtë tur për të treguar se asnjë nuk ja del dot vetëm. Tirana nuk do të ishte kryeqytet pa Shijakun, e ndoshta Shijaku sot nuk do të ketë mundësinë e zhvillimit ekonomik nëse nuk forcojmë bashkëpunimin me Tiranën, që është zemra dhe energjia ekonomike e vendit tonë”, shpjegoi ai.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj qytetit të Shijakut për kontributin që ka dhënë në historinë vendit tonë, ndërsa vlerësoi me certifikata mirënjohje disa prej familjeve të njohura të zonës.

Veliaj zhvilloi një tur 4 ditor në katër qytetet shqiptare – Lushnja, Rrogozhina, Kavaja dhe Shijaku – të cilat kanë mirëpritur qeverinë e vitit 1920, që ishte drejtuar për në Tiranën e shpallur Kryeqytet në Kongresin e Lushnjes. /e.s/

Next Post
Moti i keq dhe reshjet e dëborës, ARRSH jep informacion për rrugët: Qarkullim normal në gjithë akset kombëtare

Moti i keq dhe reshjet e dëborës, ARRSH jep informacion për rrugët: Qarkullim normal në gjithë akset kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spaho injoron SHBA-në: ‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit, s’do ketë as…!

“Berisha të mbajë përgjegjësi për kancerin që ka kapur partinë”/ Spaho reagon për bojkotin e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’ nga PD: Sjellje..

January 29, 2026
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

January 29, 2026
BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

January 29, 2026
FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In