• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia, Dervishi dhe Boçka marrin gradën “Ambasador”

by A R
20/12/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka akorduar gradën diplomatike për diplomatët e karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka. Grada “Ambasador” i jepet këtyre dy emrave të njohur të diplomacisë shqiptare për kontributin e tyre.

Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin atë zyrtarisht këtë gradë në periudhën post-regjimit.

Ilir Boçka, diplomati i karrierës i cili aktualisht është ambasador në Beograd, ka përfituar gradën personale “Ambasador” nga presidenti Ilir Meta.

Emri i Ilir Boçkës, për të përfituar këtë gradë, është dorëzuar në Presidencë nga ana e Ministrisë së Jashtme që në vitin 2016, por Presidenti i kohës Bujar Nishani, vendosi të miratonte vetëm emrin e Dashnor Dervishit për të përfituar këtë gradë, duke refuzuar emrin e ambasadori Boçka.

Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatike, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej.

Dhe më pas, ministri i Punëve të Jashtme, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Karrierës Diplomatike, i propozon Presidentit të Republikës dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës që përmbush kriteret e parashikuara në pikën 6 të ligjit.

Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare. /Balkanweb/b.d

Next Post
I riu nga Tirana i jep fund jetës, mister shkaqet e ngjarjes së rëndë

I riu nga Tirana i jep fund jetës, mister shkaqet e ngjarjes së rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Parashikimi i 12 shenjave të zodiakut nga astrologu Jorgo Pulla, ja ç’thonë yjet për ju sot

April 24, 2026
Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

April 24, 2026
Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

April 24, 2026
Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

April 24, 2026
Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

April 24, 2026
VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

April 24, 2026
“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

April 24, 2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

April 24, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

April 24, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In