• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremoni dhurimi në Qendrën Komunitare “Të qëndrojmë sëbashku“

by A R
16/11/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Qendrën Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku” u organizua ceremonia e dhurimit të 300 pakove për qytetarët në nevojë nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës . Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori Zhou Ding , si edhe zv.kryetarja e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, drejtoresha e Shërbimit Social Anisa Subashi, drejtoresha e Qendrës Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku” Eglisjana Laze, si dhe afro 300 qytetarë që morën dhurimet.

Ambasadori Zhou Ding shprehu kënaqësinë për takimin me qytetarët në këtë qendër dhe shpresën se materialet e jetesës të përgatitura me zell nga ambasada kineze do t’u japin ngrohtësi përfituesve të tyre në këtë dimër të ftohtë. Duke cituar fjalët e Nënë Terezës, z. Zhou tha se për mbrojtjen e paqes, nuk duhen bombat dhe armët, por dashuria për njëri-tjetrin. Prej shumë vjetësh, gjatë nxitjes aktive të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kino-shqiptar në fusha të ndryshme, ambasada kineze nuk i ka harruar kurrë grupet e njerëzve më të paprivilegjuar në Shqipëri. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe shpërthimit të epidemisë së COVID-19, ambasada kineze ka shkuar më se një herë në komunitete, për t’u çuar banorëve sende të nevojshme për jetesën dhe materiale antiepidemike. Njëkohësisht, ambasada kineze ka zhvilluar aktivitete të pasura kulturore dhe të mirëqenies shoqërore së bashku me bashkinë e Tiranës, duke zgjeruar dhe thelluar miqësinë kino-shqiptare.

Ambasada kineze dëshiron të thellojë bashkëpunimin me qarqet e ndryshme të Shqipërisë dhe të japë më shumë kontribut për të mirën e të dy popujve dhe për thellimin e miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve, vuri në dukje ai.

Zv.kryebashkiakja e Tiranës Anuela Ristani tha se vitet e fundit, me ndihmën dhe përkrahjen e ambasadës kineze, janë konkretizuar një numër projektesh të bamirësisë, si Pylli i Miqësisë Shqiptaro-Kineze pranë Liqenit Artificial të Tiranës, parqet e argëtimit të fëmijëve në lagje etj., të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm për zbukurimin e mjedisit të qytetit dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pakot e ndihmës të sjella nga ambasadori Zhou për Qendrën Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku” mishërojnë edhe një herë përkujdesin e ambasadës kineze për qytetarët shqiptarë dhe miqësinë e sinqertë ndërmjet të dy popujve, u shpreh znj. Ristani, duke vënë në dukje se bashkia e Tiranës është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me ambasadën kineze, për të çelur një kapitull të ri të miqësisë ndërmjet dy popujve.

Next Post
Zbardhen negociatat mes Erdogan dhe Putin, a ka shanse ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Perendimit?

Raketa e lëshuar në Poloni, Erdogan: Rusia nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In