• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çereku i shqiptarëve të rritur janë të virgjër? Ja çfarë thonë psikologët

by Java News
23/01/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik raportuan rezultatet e një ankete që është zhvilluar në 16 mijë familje shqiptare nga shtatori i vitit  2017 deri në shkurt të vitit të kaluar.

Raporti tregon se, 24 për qind e femrave në Shqipëri nga mosha 15-49 vjec dhe 23 për qind e meshkujve po në këtë moshë nuk kanë kryer asnjëherë mardhënie seksuale.

Ndërsa 7 për qind e femrave dhe 5 përqind e meshkuje treguan se marrëdhënia e tyre e fundit ka ndodhur përpara një viti.

Gjithashtu, një pjesë tjetër nga mosha 15- 49 vjeç, rezultoi se 59 për qind  e femrave dhe 54 për qind e meshkujve kishin pasur mardhënië seksuale gjatë katër muajve të fundit. Raporti tregon se niveli i lartë i emigracionit, papunësia dhe numri i ulët i lindjeve po bëjnë që vendi ynë të përjetojë një rënie të popullsisë.

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen individualistë dhe shumica nuk preferojnë të përfshihen në marëdhënie seksuale, gjë që sjell uljen e lindshmërisë.

Gjithashtu sipas studimit, kushtet e vështira ekonomikë kanë vështirësuar sjelljen në jetë të fëmijëve të shumtë, duke e drejtuar vendin në një shoqëri të plakur.

Por pse ndodh ky fenomen në Shqipëri?

Sociologia Entela Binjaku tha për Gazetën Si se ky fenomen ndodh për tre aspekte kryesore. Sipas saj tkurrja e popullësisë dhe rënia e fertilitetit janë tashmë të njohura prej vitesh.

“Emigracioni i lartë i qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe emigrimi në radhët e të rinjve në veçanti ndikon në uljen e popullsisë. Një tjetër faktor që ndikon në këtë prirje është edhe zhvillimi i shkencës mjekësore që solli edhe rritjen e përkujdesit ndaj shëndetit në disa prej kategorive shoqërore.

Në Shqipëri  çiftet e reja çdo vit lindin më pak fëmijë dhe në një moshë më të avancuar. Arsyet sipas të cilave femra shqiptare sot vendos për të sjellë në jetë fëmijë, janë të ndryshme nga ato tradicionale dhe janë shumë më të ndërlikuara sesa më parë.

Tek këto arsye mund të rendisim: kostoja e rritjes së një fëmije, mundësitë qe i janë krijuar asaj për shkollim dhe për pozitë profesionale më të mirë, statusi ekonomik i familjes, statusi martesor përfshirë këtu divorcet në rritje, si dhe kërkesa për përputhshmëri mes jetës familjare dhe jetës profesionale,” thotë Binjaku

Gjithashtu ajo shprehet se një tjetër faktor lidhet me rënien e normës së martesës deri në moshën 24 vjeç e shoqëruar me rritjen e moshës mesatare në martesë të grave. Krahasuar me 10 vite më parë gratë shqiptare sot martohen relativisht tre vite më të mëdha.

Situata e vështirë për strehim dhe punësim dhe mungesa e politikave nxitëse, miqësore e mbeshtetëse nga ana e shtetit për çiftet e reja  i bën shpesh shumë çifte të hezitojnë ose të shtyjnë moshën e lindjes së fëmijës së parë.

Ndërsa i përket fenomenit të moshës mesatare e cila ka rezultuar 21 vjeç, sociologia mendon se për të folur për këtë zhvillim duhet të kuptojmë sesi përparon seksualiteti i gjithësecilit.

“Në faza të ndryshme të jetës dëshira dhe akti seksual janë të  ndryshme në adoleshencë, pjekuri dhe në moshën e thyer. Në çdo moshë seksi duket i ndryshëm dhe studimet tregojnë se nuk njeh moshë, se përvojat mund të jenë po aq të pëlqyeshme në rini sa edhe në moshat e avancuara. Që të kuptojmë moshën kur nisin raportet duhet të kuptojmë sesi e konsideron shoqëria këtë aspekt.

Me kalimin e kohës shumë nga tabutë janë thyer, seksi është çmitizuar, raportet mes njerëzve kanë njohur liberalizimin e tyre. Zhvillimi seksual lidhet edhe me sa konservatore është familja ku jeton secili. Tek ne kjo moshë ka ardhur në ulje për shkak se të rinjtë shqiptarë kërkojnë të krijojnë përvojat e tyre,” thotë Binjaku.

Rezultatet e raportit treguan se numri më i madh i popullësisë që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale gjatë gjithë jetës më shumë është i përqëndruar në zonat veriore. Në Dibër 34. 6 përqind e meshkujve në moshën nga 15-49 vjeç nuk kanë kryer mardhënie seksuale asnjehërë, në Elbasan numri arrin në 32 për qind, ndërsa në Durrës dhe Kukës është 30 për qind.

Gjithashtu, edhe numri i femrave të virgjëra është më i lartë në qytetet ne veri. Në Shkodër me 36. 2% të femrave në moshën 15-49 vjeçare, në Kukës 32 për qind, në Lezhë me 28 për qind dhe në Dibër me 24.3 për qind.

Një ndër rezultatet më të bujshme të këtij raporti ishte dhe mosha mesatar për mardhënien seksuale të parë. Rezultatet treguan se femrat e moshës 25- 49 vjeç përkojnë në moshën mesatare 20 vjec, ndërsa tek meshkujt mosha mesatare për mardhenien e parë seksuale ishte 20 vjec.

Sipas psikologes Kostanca Deci edhe pse këto statistika janë nxjerrë nga INSTAT, nuk duken shumë reale.

“INSTAT është i vetmi institucion që nxjerr të dhëna të besueshme, por këtë herë mendoj se nuk janë reale pasi ka pasur shumë studime të tjera që kanë treguar se mosha mesatare për sa i përket marrëdhënies seksuale për herë të parë është ulur.

Mund të themi se të gjitha grup moshat janë të përqafuar me teknologjinë, kanë më tepër mundësi komunikimi me njëri-tjetrin dhe kjo bën që të priren kundrejt dëshirës për të provuar gjëra të reja.

Marrëdhëniet seksuale janë një prej tyre, kështu që statistikat nuk duken shumë të besueshmë. Ndërsa tkurrja e popullësisë ka shkak kryesor emigracionin dhe është një fenomen i cili nuk gjendët sot por është parë shumë kohë më përpara,” thotë Deci

Rezultatet e raportit treguan se ngjarje të ndryshme shoqërore dhe ekonomike kanë bërë që norma e fertilitetit në Shqipëri që prej viti 2003  të jetë në rënie. Qarqet me lindshmërinë më të ulët rezultuan Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje, ndërsa dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Nga viti në vit, numri i lindjeve është duke rënë me shpejtësi duke sinjalizuar një situatë alarmante për popullësinë. INSTAT raporton se gjatë 9 mujorit të vitit të kaluar, numri i lindjeve ishte gati 22 për qind më i ulët se sa në vitin 2017

a.cupaj

Next Post
“Ka një strategji të orkestruar kundër marrëdhënieve të mira me Greqinë”

Pak fjalë për punën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com