• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CENSUSI i popullsisë nis në tetor 2020, feja dhe etnija sërish me ‘dëshirë’, por ka gjoba nëse nuk përgjigjeni për disa pyetje

by Java News
02/11/2019 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2020 do të fillojë rinumërimi i popullsisë dhe të banesave në vend. Censusi ri nis tetorin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi tha për Report TV se do të ketë ndryshime në mënyrën se si do të mblidhen të dhënat, dhe do të jenë më cilësore.

“Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censi e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdor formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesi” u shpreh Nesturi.

Pyetjet e përgatitura për qytetarët do të zbulojnë jo vetëm lëvizjen demografike të saj, por edhe nivelin arsimor, ekonomik dhe social. Sipas drejtoreshës Nesturi do të kërkohen të informacionet më të detajuara nga çdo familje dhe shtetas shqiptar ndër to edhe të dhëna personale.

“Pyetjet thelbësore janë të detyrueshme për të qenë në një pyetësor censi sepse ato sigurojnë një krahasueshmëri jo vetëm ndërmjet censeve në një vend por gjithashtu midis vendeve të tjera. Janë mosha është gjinia, është vendlindja, shtetësia, vendbanimi i zakonshëm, statusi martesor, disa çështje të punësimit, pra statusit në punësim, në arsim. Pra këto janë të gjitha karakteristikat bazë që ne i duam për popullsinë. Pra censi ne do të na japë një fotografi të popullsisë banuese në vend dhe në këtë popullsi e duam edhe sipas karakteristikave të tyre bazë, sociale dhe demografike” tha ajo.

Drejtoresha e Statistikave Sociale ka theksuar po ashtu se pyetjet e ndjeshme si etnia dhe besimi fetar do të jetë me vetëdeklarim, ku qytetarët kanë të drejtë edhe të mos përgjigjen.

“Përveç dy pyetjeve në pyetësor që ne i konsiderojmë si pyetje sensitive, që bazohen në deklarimin e lirë dhe jo të detyrueshëm të individit, që janë pyetjet e lidhura me besimin fetar dhe grupin etnik. Këto dy pyetje bazohen në deklarimin e lirë të individit dhe vetëm për këto dy pyetje personat kanë të drejtë të mos përgjigjen. Pra, vetëm këto dy pyetje në pyetësor kanë alternativën preferoj të mos përgjigjem. Ndërkohë të gjitha pyetjet e tjera janë të detyrueshme. Të gjithë individët banorët e zakonshëm në Shqipëri në momentin e censit duhet t’i përgjigjen” u shpreh drejtoresha.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

Next Post
Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, BBC: Shpërfillja europiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, BBC: Shpërfillja europiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

Mbyllja e tre grupkapitujve të Shqipërisë me BE/ Qefalia: Ecuri e bazuar te reformat dhe puna konkrete e qeverisë

July 14, 2026
Itaka e një lideri shqiptar!

Itaka e një lideri shqiptar!

July 14, 2026
Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën

July 14, 2026
Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë “narkoshtetit” të Sali Berishës

July 14, 2026
Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Kos: Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In