• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Censusi i popullsisë/ INSTAT: Po ecën sipas parashikimeve, nuk ka asnjë problematikë thelbësore deri tani

by Java News
27/09/2023 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton median dhe opinionin publik se Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili ka filluar në datën 18 Shtator 2023, po ecën sipas parashikimeve.Asnjë problematikë thelbësore nuk është shfaqur gjatë këtyre ditëve dhe angazhimi i INSTAT është maksimal për t’i garantuar çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë të drejtën për t’u numëruar.

Nga informacionet paraprake në terren, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të marrë pjesë në Cens në të gjithë territorin e Shqipërisë.Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj. Elsa Dhuli, thekson se: “Deri më tani nuk kemi hasur në asnjëproblematikë apo ankesë të qenësishme për mbledhjen e të dhënave në terren. INSTAT përveç stafit të angazhuar për mbledhjen e informacionit në terren (anketues, kontrollorë dhe mbikqyrës) ka angazhuar dhe punonjësit e shërbimit civil të INSTAT për të monitoruar dhe dhënë zgjidhje problematikave potenciale në një proces statistikor kaq kompleks siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave. Dua të theksoj që ky është një proces totalisht teknik dhe informacioni i mbledhur nga të gjithë familjet shqiptare është konfidencial dhe i garantuar nga ligji “Për statistikat zyrtare” dhe ligji i “Censit të Popullsisë dhe Banesave”.

Kësisoj, dua të sjell në vëmendje që detyrimi për t’iu përgjigjur anketuesve të INSTAT është detyrim ligjor dhe sigurisht një e drejtë qytetare për të kontribuar në zhvillimin e vendit duke marrë reforma dhe politika bazuar në shifra të sakta”.Çdo pretendim apo ankesë e çdo qytetari të cilit mund t’i jetë cënuar e drejta për t’u numëruar apo
përgjigjur pyetjeve sensitive mbi etninë, fenë dhe gjuhën amtare mund të kontaktojnë në numrin jeshil të vendosur nga INSTAT (0800 22 44) ku deri tani ju informojmë se nuk ka pasur ankesa të tilla nga qytetarët. Gjithsesi, u shpreh Dhuli: “Mirëpresim çdo ankesë konkrete nga çdo individ, por theksoj se insinuatat dhe akuzat në ajër nuk e ndihmojnë procesin”.

Next Post
Publikohet fotoja e Fatjon Dervishit që u ekzekutua në Sukth, policia jep detaje të reja

Publikohet fotoja e Fatjon Dervishit që u ekzekutua në Sukth, policia jep detaje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Kosova ose shteti që mbahet peng

August 20, 2026
Pasiguri për rihapjen e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës -

Korridori sekret i SHBA në Hormuz, Amerika dërgon një tjetër anije lufte: ‘Ditë gjykimi’ në Iran!

August 20, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Revolucioni që s’ngjiti, paratë e shkuara dëm dhe fatura për shqiptarët!

August 20, 2026
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

August 20, 2026
Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

August 20, 2026
Ndreca reagon ndaj Vokshit: S’mund të kthehet komisioni në tallava politike ku shfryhen epshet e byrosë së vjetër politike

Problemi nuk është më integriteti i Ols Dados, por i shtetit…

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com