• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Censusi dhe pse nuk vlen më as votimi?!

by Ben Andoni
04/08/2024 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Për t’u ndërgjegjësuar për çfarë, do t’i përgjigjej kësaj pyetje një optimist i gjendjes në Shqipëri! Që po largohet krahu i punës, që ka ndryshuar struktura e fashave shoqërore, që është rritur kërkesa për teknikët dhe ata nuk gjenden, për pensionet e ardhshme, për konsumatorët që po pakësohen, për shumë gjëra…por që mbeten pa përgjigje. INSTAT-i “e lehtësoi” punën, pasi për pjesën më të madhe të statistikave nuk i publikoi të krahasueshme me Censin e 2011, duke e vështirësuar interpretimin e shifrave (Monitor, 2024). Dhe, kuptohet sfida është e tillë, që nuk dihet më as sesa është popullsia në qytet dhe sesa ajo në zonat rurale! Akoma më e madhe është problematika që lidhet me sipërmarrjet, se ku do gjejnë punëtorët e të nesërmes, ndërkohë që politika sikur të mos ndodhë asgjë, na sugjeron shifra gati absurde. Rama nga 800.000 votues pro tij (lexo PS) kërkoi 1.000.000 syresh, në një Shqipëri të rrudhur frikshëm, ku gjëja që bën më pak përshtypje është politika, ndërkohë që paradoksalisht për një komunitet të tërë mbetet ende politika si ushqimi kryesor. Veçse trajtimi që i bëri Rama njerëzve të tij në Kongresin e fundit dhe diferenca e jashtëzakonshme me njerëzit që kanë “peshë” tregoi se edhe kjo udhë ka shumë firo. E para te PS lidhet me trajtimin e njerëzve (është i disati aktivitet, që një pjesë e ministrave të tij shkojnë në mbledhje si ministra dhe kthehen në…këmbësorë), e dyta te PD është se politika alla Berisha po krijon një kastë njerëzish, që nuk shikojnë më problematikat por kauzat pa rrugëdalje thjesht për t’u identifikuar. Është shqetësuese, që për hir të opozitës për opozitë, një pjesë kalojnë dhe mbi caqe morale, kurse të tjerë mbi kauza kombëtare (siç ndodhi me fushatën në Himarë), thjesht të kenë emrin në listën, që konsiderohet fituese. Aman, pjesa më e madhe nuk po kuptojnë se njerëzit janë të lodhur dhe se rrugëgjetja e tyre më e sigurt është largimi nga vendi. Mbi të gjitha publiku ka kuptuar se vota nuk është më ajo që e bën njeriun të ndihet krenar, sepse tek e fundit ajo shpërdorohet nga fuqia e kryetarëve në parlament. Ose si e thoshte më thjeshtë anarkistja e njohur lituane Emma Goldman: “Nëse votimi do të ndryshonte diçka, ata do ta bënin edhe atë të paligjshëm”.
Po a e ka të qartë qeveria aktuale këtë gjendje?! Duket se është larg perceptimit real, pasi lajmet kryesore lidhen me milionat e individëve të huaj të turizmit dhe kullat e frikshme, përreth qendrës së kryeqytetit, kurse opozita merret veç me pasojat dhe drejt me korrupsionin e frikshëm (dhe, bën mirë), por jo modelin për të dalë nga kjo gjendje. Rezultati i votës tashmë kuptohet se është problematik me monopolin e PS dhe PD-së, kurse reagimi ndaj censusit që duhet t’i kthjellonte palët mungon krejtësisht, përveç minoriteteve. Veçse në votim, politikanët do të marrin të vetmen përgjigje të duhur që do vijë nga censusi me listat e boshatisura dhe me gjasë bojkotin normal. (Javanews)

Next Post
Aksident në Librazhd/Drejtuesi humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në humnerë, detajet e para

Aksident në Librazhd/Drejtuesi humb kontrollin mbi mjetin dhe përfundon në humnerë, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In