• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Censura e mandatit të kryetarit të PS

by Arbi Kasapi
09/02/2016 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi

Ekziston një shaka që tregon për momentin e lumtur të një politikani që ka vënë pas muri kundërshtarin e tij dhe më në fund, bëhet gati ta heqë qafe. Pak para fundit vjen tjetri e pyet:

“Përpara se t’më vrasësh, a mund t’më thuash të paktën se përse po e bën?”

Pyetjes i vjen një përgjigje e thatë ( Jo) , e cila pak para saj, shoqërohet me një dyshim në mendjen e politikanit i cili i thotë vetes:

“Tani që po e mendoj, më mirë do ishte që në fillim t’i qëlloj  dhe pastaj ti them Jo.”

Një simptomë të tillë e përcjell sot më së miri debati në Partinë Socialiste për zgjedhjet e kreut të kësaj partie. Ka një pështjellim të madh brenda rradhëve të saj për nevojën ose jo të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve por asnjë arsyetim të dukshëm për shkaqet.

Një arsye që shpjegon këtë “ndrydhje” është fakti se Kryetari i Partisë Socialiste mesa duket nuk ka ndërmend që të bëjë zgjedhje. Emri i Ramës është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me PS-në prej mëse një dekade duke bërë që Kryeministri të bëhet njësh me mandatin e tij të “vjetër”.  Forca e Ramës në PS,  mund të cilësohet, si të paktën, “kokëfortë”. E pavarësisht se dikur, deklaratat  për zgjedhje sipas statutit dhe për formulën një anëtar një votë, kanë dalë nga goja e po të njëjtit njeri, gjatë rrugës, gjërat kanë ndryshuar. Aqsa sot përkufizimi i Ramës për Ramën është, me fjalët e tij, si një “politikan i bindjeve”.

Në fakt nuk mund të pritej ndryshe. Koha në krye të PS ka bërë që mandati i Ramës si Kryetari i saj, t’i duket si “rendi” normal i gjërave. Vitet e shumta  në krye të një partie, e bëjnë të “përzgjedhurin” të aftë për të nisur dhe besuar se ai është i vetëmjaftueshëm,  burimi i vetëm dhe i fundëm i pushtetit që zotëron. Procesi ndodh natyrshëm, duke nisur nga dhënia e besimit të një grupi politik tek një person, që prodhon “mandatin”, deri tek objektivizimi i këtij të fundit. Një kryetar, për të mbetur i tillë, “konfiskon” cilësitë dhe pushtetin që vetë pozicioni i drejtuesit të asocion duke i drejtuar tek vetja. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rritet rreziku që drejtuesi, në mënyrë që të legjitimojë veten si të nevojshëm, të prodhojë vetë nevojën për atë që ai ofron.

Kjo është censura që prodhon një mandat i përkulur në kohë, për të cilën do duhej një vëmendje e shtuar.

Në këtë kuptim Ben Blushi nuk është i “nevojshëm” në këtë ekuacion, sepse zgjidhja e problemit nuk është ndryshimi i emrit të kryetarit.

Po në këtë kuptim, ata që duhet të shqetësohen janë deputetët dhe anëtarët e Partisë Socialiste, që i kanë mëshuar idesë se demokracia e brendshme e PS është një vlerë e padiskutueshme. Vecanërisht deputetët, të cilët duhet të zgjedhin se me kë do ta kenë “përballjen”, me Kryetarin e PS apo me Kryeministrin e vendit. Por përballje duhet të ketë. Zgjidhja mbeten zgjedhjet.

Fatkeqësisht një demokraci  në formatin e një dekorate, që PS mban në gjoks prej shumë vitesh, nuk i hyn në punë askujt, nëse nuk sjell apo prodhon rezultate praktike. Dhe kjo demokraci për të cilën flitet, mbetet garancia e vetme në këtë klimë vetëcensurimi.

Për habinë e të gjithë atyre që duan të shohin pa paragjykim dhe syze ideologjike, edhe doktori ka “ndihmuar” për ktë cështje, madje në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke folur për demokracinë e brendshme të PS-së, Berisha u ka kujtuar të gjithëve se cfarë modeli, jo vetëm që nuk duhet ndjekur, por edhe se cfarë modeli nuk duhet lejuar.

Next Post

Deti i nxehtë dhe morseta përreth krahëve të Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com