• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Celulari: Një “vrasës” i kudondodhur në rrugët tona!

by Eduard Zaloshnja
02/11/2025 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

“Një vrasës i pamëshirshëm endet në rrugët tona. Eshtë i kudondodhur. Madje, tamam tani, mund të ndodhet në xhepin tuaj. Quhet telefon celular!” Me këtë tekst fillonte dikur një spot publicitar i Departamentit të Transportit të SHBA-së, i cili pasqyronte një skenë të tmerrshme aksidenti, ku dikush që dërgonte SMS gjatë kohës që voziste automjetin, humbi jetën tragjikisht.

Këtë spot Departamenti i Transportit të SHBA-së e transmetoi pas një sondazhi natyralistik të universitetit Virginia Tech, nga i cili rezultoi se rreziku për aksident ose pothuaj-aksident rritet 2.8-23.2 herë kur drejtuesi i automjetit përdor celularin për të folur apo për të komunikuar me tekst.

Në fakt, rezultatet e atij sondazhi shërbyen si shtysë për pothuaj të gjitha parlamentet lokale të shteteve të SHBA-së, që të sanksiononin në kodet e tyre rrugore ndalimin e përdorimit të celularëve nga drejtuesit e automjeteve. Pra, u ndërthur fushata sensibilizuese me atë shtrënguese, për të parandaluar një “vrasës” që po bënte kërdinë në rrugët e Amerikës.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të celularëve nga drejtuesit e automjeteve ka kohë që është përfshirë në Kodin Rrugor, por gjoba është relativisht e lehtë dhe Policia Rrugore nuk e ka prioritet ndalimin e shkelësve të nenit përkatës të kodit. Ndërkohë, në rrugët tona, rrallë të zë syri dikë që nuk e përdor celularin gjatë kohës që drejton automjetin.

Se sa e rrit rrezukun e aksidentit ky përdorim në rrugët e Shqipërisë, nuk mund ta themi, sepse nuk janë kryer studime në këtë fushë. Por të dhënat e sondazhit të kryer nga universiteti Virginia Tech, në rrugë e rrjedha trafiku shumë më të mira se sa tonat, mund të shërbejë si një pikë referimi.

Siç e përmenda më sipër, ai sondazh ishte natyralistik, jo i simuluar. Konkretisht, u vunë kamera dhe instrumente që punonin non-stop në automjete reale, të cilat përshkuan gjithsej 9.7 milion kilometra. Të dhënat e kamerave dhe instrumenteve të tjerë u analizuan vetëm në ato raste kur regjistroheshin ndryshime të papritura të shpejtësisë apo drejtimit, që nënkuptonin një situatë aksidenti të ndodhur apo pothuaj të ndodhur.

Nga analiza rezultoi se formimi i një numri në celular apo përgjigjia e një telefonate e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 2.8 herë. Ndërsa gjatë komunikimit me tekst, vozitësit e automjeteve i mbanin sytë tek celulari mesatarisht 4.6 sekonda, kohë në të cilën automjeti mund të përshkojë një fushë futbolli (kur lëviz me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë). Për këtë arsye, komunikimi me tekst e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 23.2 herë.

Këto rezultate të sondazhit të universitetit Virginia Tech, si dhe fushata sensibilizuese e shtrënguese që pasoi publikimin e tyre në SHBA, mund të shërbejnë si një model që mund të zbatohet edhe në Shqipëri, ku aksidentet rrugore mbeten ende problem.

Vërtet Shqipëria mund të mos ketë kushte për të kryer sondazhe si i mësipërmi, por Ministria e Brendshme mund të udhëzojë Policinë Rrugore që të zbatojë me rreptësi ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjeteve. Gjithashtu, kjo ministri mund të prodhojë e transmetojë një spot publicitar në TV për sensibilizimin e publikut mbi rrezikun e madh që sjellin në trafik celularët “vrasës”.

Boll shqiptarë po vriten e vetvriten çdo ditë nga shkaqe të tjera – mos të vriten edhe nga celularët!

Next Post
Banorët e Gjormit të tronditur nga vrasja: S’e dimë çfarë ndodhi mes tyre, Dalan Aliaj ishte djalë i mirë dhe i shkolluar

Banorët e Gjormit të tronditur nga vrasja: S’e dimë çfarë ndodhi mes tyre, Dalan Aliaj ishte djalë i mirë dhe i shkolluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

November 2, 2026
“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

November 2, 2026
Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

November 2, 2026
“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In