• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Celulari juaj tregon më shumë se pasaporta që ju mbani

by Java News
01/09/2017 09:35
hands texting with mobile phones in cafe

hands texting with mobile phones in cafe

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi – por pothuajse të gjithë kanë një celular. I riu tha se kishte ikur nga Alepoja. Në vjeshtën e vitit 2015 ai arriti në kufirin austriako-bavarez. Ai nuk kishte me vete letërnjoftim – dhe tha se e kishte humbur. Por kishte me vete telefonin celular. Në fazën e ardhjes masive të refugjatëve, rojet e kufirit nuk ishin në gjendje të kontrollonin identitetet e të gjithë atyre. Në shumicën e rasteve ata u jeptin vetëm shenjën që të kalonin. Nëse dikush fliste apo jo dialektin sirian të arabishtes – qe e vështirë të identifikohej menjëherë në atë kohë. Në të vërtetë refugjati që pretendonte se kishte ikur prej luftës civile nga Alepoja ishin maroken që kishte ardhur në Gjermani me rrymën e “sirianëve të vërtetë” përmes “rrugës së Ballkanit”.

Celulari tregon më shumë se pasaporta

 

Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit tëorigjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokanët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt. Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t’i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit.

Menschen nutzen die REFUNITE-App (REFUNITE app)60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi – por pothuajse të gjithë kanë një celular.

Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent. Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil.

Sa të sigurta janë të dhënat?

E ngarkuara e qeverisë germane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale. Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëhere personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e orgjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit.

Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarsësisht prej kësaj shoqata “Për liritë individuale” do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve.

DW

Next Post
Rrëfen fqinja e gjyqtares së vrarë: Fildesi ishte e terrorizuar dhe e frikësuar nga ish-burri

Rrëfen fqinja e gjyqtares së vrarë: Fildesi ishte e terrorizuar dhe e frikësuar nga ish-burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In