Celularët kinezë gati për pushtimin e Europës
“Sulmi” do të nisë javën e ardhshme. Pikërisht momenti i duhur: njerëzit i kthehen punëve pas pushimeve, hapen shkollat dhe universitetet. Janë dhjetra mijë klientë të rinj potencialë. Prodhuesit kinezë të smartfonëve kanë zgjedhur këtë periudhë të vitit për të bërë prezantimin e tyre zyrtar. Në fakt celularët kinezë si Oppo, Meizu, Xiaomi, Oneplus dhe Huaëei kanë kohë që kanë hyrë në Europë. Në fillim pa rënë në sy e më pas me fushata publicitare shumë-milonëshe.
Plani i kompanive kineze është i thjeshtë: ato po përpiqen të ofrojnë produkte me karakteristika të avancuara, por më çmime krejt të ulura. Celularët e tyre janë tashmë rivalë të denjë të Samsung e Apple, sa i përket standartit që ofrojnë, pasi s’duhet harruar se edhe dy gjigandët e telefonisë i prodhojnë në Kinë celularët e tyre.
Prej vjeshtës Europa do të ketë në treg ofertat e para zyrtare të telefonave “Made in China”. Kompanitë e mëdha celulare të kontinentit kanë marrë tashmë oferta për të shitur produktet kineze për klientët e tyre. Do të jetë një luftë e ashpër tregu dhe çmimesh, ku ai që ofron një celular që kushton 200 euro, por që vlen njëlloj si një celular 600 eurosh, natyrisht që duket i avantazhuar.