• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Celula terroriste, përfaqësuesit e MEK: Të tjerë agjentë të Iranit operojnë në Shqipëri

by Java News
24/10/2019 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të opozitës iraniane në Shqipëri thonë se lajmin për goditjen e planifikuar nga celula terroriste iraniane marsin e 2018 në Kryegjyshatë e mësuan nga mediat.

Në një intervistë për Abc News, Ali Safavi, përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të MEK tha se i presin akte të tilla dhe zbulon emrat e katër të dyshuarve të tjerë, që jetojnë në vendin tonë.

Anëtarët e opozitës iraniane që jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz në vendin tonë e kanë mësuar nga mediat që përcollën deklaratën e kreut të Policisë Ardi Veliu për zbulimin e një celule terroriste që kishte planifikuar në sulm terrorist gjatë festimeve të bektashinjve marsin e 2018 në vendin tonë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane me seli Uashington e rrëfën për ABC News e madje përmend emra të agjentëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri.

“Ne nuk ishim në dijeni të informacionit që paraqiti drejtori i policisë së shtetit…Forcat e rendit në Shqipëri duhet të përgëzohen për punën e kujdesshme, duke mbledhur infomacion mbi atë rrjet…Ne e mësuam vetëm dje nga mediat që e transmetuan, por ne e dinim se trupa iraniane të gardës revolucionare, psh një nga njerëzit e atij rrjeti Ali Riza Nabkazade ishte punonjës I Ministrisë së Inteligjencës. Atë ne e dinim, por nuk e dinim që ishte pjesë e rrjetit që u bë publik dje. Ne kemi informacion të përgjithshëm dhe kemi dhënë edhe në të kaluarën informacion mbi njerëz të tjerë të regjimit në Shqipëri. Nakosh Zade nuk ishte i vetmi. Ka edhe të tjerë, përfshi Kolam Zedah Shekari, Hassan Hayrani (hejrani), Rrahman Modammadi. E dimë që ndodhen në Shqipëri por jo se ku rrinë tamam. Dhe mesazhi ynë për autoritetet shqiptare është se këta persona janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar e përzënë nga Shqipëria sepse detyra e tyre është të përgatisin sulme ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian”, shprehet Ali Safavi.

Ai thotë se ata informojnë vazhdimisht qeveritë në Europë, përfshi atë shqiptare mbi aktivitetin terrorist të agjentëve të Iranit.

Safavi sjell si shembull ambasadorin iranian dhe zëvendësin e tij që u dëbuan si non grata nga Shqipëria dhjetorin e kaluar.

“Po, ambasadori Gholam Hossein Mohammadnia ka qenë drejtues i lartë i ministrisë së inteligjencës e ka qenë edhe anëtar I ekipit negociator kur regjimi iranian negocionte me SHBA me Xhon Kerrin për marrëveshjen bërthamore me Iranin në Gjenevë, në Vjenë dhe në Nju Jork.

Pra është e qartë se regjimi iranian përdor mbulesën diplomatike për të dërguar diplomatët e vet në Europë, madje ish ambasadori Mohamandnia ka qenë i përfshirë direkt në operacione dhe zëvendësi i tij Mustafa Roodaki ka qenë shef sektori në ministrinë e inteligjencës për Europën.

Kur ai erdhi në shqipëri, një tjetër agjent i ministrisë së inteligjencës Asadon asadi e zëvendësoi atë në Vjenë dhe sic mund ta dini Asadi ishte personi që i dha bombën dy agjentëve për të hedhur në erë anëtarët e rezistencës që ishin mbledhur në Paris.

Sot ai është në burg në Belgjikë në pritje të gjyqit. Pra qartazi të ashtuquajturit diplomatë të regjimit iranian kanë lidhje direkte me ministrinë e inteligjencës apo gardën revolucionare dhe prandaj e nënvizoj sërish se ambasadat e regjimit iranian dhe qendrat diplomatike duhet të mbyllen“, vijon ai.

Pyejes nëse shqiptarët duhet të frikësohen nga akte të ngjashme si ai i marsit 2018, i përgatitur gjatë festimeve e me shumë njerëz, përfaqësuesi i MEK se të gjithë duhet të jenë vigjilentë
ne e kemi thënë gjithmonë se europianët duhet të tregohen vigjilentë dhe terrorizimi i regjimit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri.

“Ata janë aktivë ngado nëpër Europë. Pak muaj më parë një diplomat u përzu nga Danimarka, një tjetër nga Hollanda. Regjimi organizoi sulme terroriste në Bullgari e madje edhe në Tailandë, në Arabinë Saudite. Edhe në Uashington ata tentun të vrisnin ambasadorin e arabisë saudite. Pak më herët ata tentuan të vrasin edhe zyrtarë të lëvizjes sonë në Uashington vitin e kaluar dhe FBI arrestoi 2 agjentë të inteligjencës iraniane. Prandaj ne themi se terrorizmi është një kollonë e politikës së jashtme të regjimit të Iranit, prandaj Europa duhet të jetë shumë vigjilente“, tregon ai.

Ali Safavi nuk e di arsyen pse nuk u informuan nga autoritetet shqiptare për rastin e para dy viteve, por e rëndësishme për opozitarët iranianë është se rasti i Shqipërisë do sensibilozojë Europën për një vëmendje të shtuar ndaj aktivitetit të regjimit iranian kudo në botë.

Next Post
Një në Tiranë, tjetri në Prishtinë, ministrja Shahini tregon vështirësitë e të jetuarit larg partnerit

Një në Tiranë, tjetri në Prishtinë, ministrja Shahini tregon vështirësitë e të jetuarit larg partnerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In