Celula terroriste e Brukselit mbante nën vëzhgim autoritete të lartë bërthamorë, si pjesë e planit për një sulm me bombë radiokative.
11 punonjësve belgë në centralin bërthamor Tihange iu është hequr lejekalimi, me frikën se mund të jenë kompromentuar, pas zbulimit se vetëvrasësit Ibrahim e Khalid el-Bakrauoi besohet të kenë qenë të përfshirë në skenarin me një bombë “të pistë”, siç quhen bombat me materiale radioaktive.
Të dy vëllezërit kanë filmuar centralin në Tihange, që gjendet në zonën midis Belgjikës, Holandës e Gjermanisë.
Dyshohet se plani ka qenë rrëmbimi i ndonjë punonjësi me akses në central ose i familjarëve të tij, për t’a detyruar të siguronte hyrjen e terroristëve dhe marrjen e materialeve të nevojshme.
Një ekspert i çështjeve bërthamore deklaroi për The Times se “kur ti filmon dikë, siç vepruan ata, konkluzioni logjik është se donin ta rrëmbenin atë person dhe të përfitonin materiale bërthamore”.