• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelsi dhe Milani, gati të shkëmbejnë sulmuesit në janar

by Java News
25/12/2018 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ndeshjet kundër ”Frosinones” dhe ”Spalit” mund të jenë të fundit për Gonzalo Higuain me “Milanin”. Sipas “Sportmediaset”, aventura e sulmuesit 30-vjeçar me kuqezinjtë, po i drejtohet fundit.

Drejtuesit e ”Milanit” dhe ata të ”Çelsit” po punojnë në heshtje, por intensivisht për të përfunduar me sukses operacionin e shkëmbimit me Moratën muajin e ardhshëm. Po perfeksionohen vetëm detajet e fundit dhe burimet nga Italia konfirmojnë se mbyllja e operacionit është e pashmangshme. “El Pipita” do t’i bashkohej në këtë mënyrë ish-trajnerit të tij, Mauricio Sarri, i cili është në kërkim të një sulmuesi, ndërkohë që në drejtim të kundërt do të vijë sulmuesi spanjoll.

Drejtori teknik i ”Milanit”, Leonardo dhe drejtoresha e përgjithshme e ”Çelsit”, Marina Granovkaia, janë takuar javët e fundit jo vetëm për të ardhmen e Bakajokos dhe Fabregasit, por kanë diskutuar edhe këtë operacion, që mund të bëhet në dy mënyra.

Plani i parë është që Higuain të shkojë në Londër në formë huazimi (duke e lejuar ”Juventusi”) dhe me lirinë për të zgjedhur në qershor për ta transferuar përfundimisht, ndërkohë që Morata do qëndronte te ”Milani” për 18 muaj, gjithnjë me formulën e huazimit.

Mundësia e dytë është një shkëmbim kokë më kokë për vetëm 6 muaj dhe në fund do vendosej nëse argjentinasi do mbetej përfundimisht në “Stamford Bridge”, ndërsa spanjolli në “San Siro”. Sipas “Corriere dello Sport” e hapur mbetet edhe mundësia e një rikthimi të Patos, por problemi është klauzola e prishjes së kontratës së brazilianit me klubin kinez, Tianjin Quanjian, që është fiksuar te 25 milionë euro.

/a.rada

Next Post
Mollët shqiptare prekin tregjet arabe, zgjerohet harta e eksportit

Studimi shokues: Ja pse duhet të konsumoni të paktën një mollë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com