• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelo Hoxha në gjurmët e Agron Tufës, akuzon partizanët se ishin terroristë, Partinë e Punës e cilëson të paligjshme

by A R
02/05/2022 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha duket se po ecën në gjurmët e paraardhësit të tij Agron Tufa, i cili kishte alergji nga Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e veçanërisht nga partizanët. Zoti Hoxha ka lëshuar një deklaratë të fortë këtë fundjave, teksa ka akuzuar partizanët se ishin grupe terroriste. “Në përputhje me kornizën ligjore veprimtaria e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit gjatë vitit të kaluar është përqendruar kryesisht në studimin e çështjeve ekonomike gjatë regjimit komunist, legjislacioni, reformat, abuzimi i shtetit me pronën private, izolimi i ekonomisë, ngurimi për hapjen e ekonomisë në dekadën e fundit, dokumentimin, botimin dhe informimin e publikut për ndjekjen dhe eliminimin e grupeve antikomuniste brenda vendit nga struktura të paligjshme të armatosura në fillim të vendosjes së regjimit, përpunimin e të dhënave për internimin e të miturve, evidentimin statistikor, mbledhjen e dëshmive të të dënuarve për arsye politike, botimin e tyre dhe informimin e publikut për jetën në burgje, internimin, dëbimin dhe format e tjera të persekutimit”, deklaroi ai.

Hoxha: Partia e Punës ishte ilegjitime

Më tej, drejtori i ISKK-së, Çelo Hoxha në fjalën është shprehur se ne brezave të rinj pi u përcjellim një histori sipërfaqësore pa u marrë me thelbin e çështjeve. Ndër të tjera, ai ka bërë me dije se ato nuk theksojnë brezave që Partia e Punës ishte e paligjshme pasi nuk ishte subjekt juridik dhe ishte e paregjistruar.“Për mendimin tim dhe studiuesve duhet që ndryshimi të jetë rrënjësor, pasi ne brezave të rinj u përcjelli një politikë sipërfaqësore pa u marrë me thelbin e çështjeve. Marrja e pushtetit nga komunistët, reformat sa ligjore ishin ato, duke u dhënë historinë korrekte brezave u japim atyre ehe kulturën e shtetit. Ne themi se Partia e Punës ishte në pushtet por ajo nuk ishte parti elektorale nuk ishte as parti politike se nuk ka qenë e regjistruar siç duhet, Ne duhet të jemi korrekt në mënyrë që brezat e rinj të mësojnë kulturën thelbësore”, u shpreh ai.

Rishikimi i Historisë së Shqipërisë

Po nuk ndalet me kaq, pasi drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha ka bërë thirrje për rishikimin e historisë. “Studimin e jetës së personave të kthyer në Shqipëri me vullnetin e tyre gjatë regjimit komunist, të cilët u trajtuan dhe armiq dhe përjetuan kalvarin e persekutimit. Studimin e veprave shkencore të rëndësishme dhe informimin e publikut për këto vepra që u ekzekutuan gjatë regjimit komunist për arsye politike dhe u mbajtën të fshehura në mjediset e hetuesisë.  Informimin e publikut për gjendjen e ligjshmërisë në komunizëm, korpusi ligjor dhe hierarkia e ligjeve, institucionet, informimin e publikut për gjendjen e vuajtjes së të dënuarve politik përmes dokumentarëve virtual, trajnimin e mësuesve të lëndës së historisë, rritjen e eksesit publik në Shqipëri përmes publikimit online të botimeve të institutit dhe publikimit të aktivitetit të tij në faqen zyrtare në rrjetet sociale, bashkëpunimi me institucione të tjera homologe jashtë vendit”, tha ai.

Vizioni për vitin 2022

Ndërkohë, drejtori i ISKK-së, Çelo Hoxha ka shpalosur edhe disa detaje nga vizioni që institucioni që ai drejton ka për vitin 2022. “Në një nga projektet strategjike, i cili do të jetë prioriteti i Institutit të Studimit të Krimeve është platforma e informimit mbi komunizmin në shkolla një projekt ky i cili ka nisur që në vitin 2014. Gjatë 2022 do të hartohet plani për mësuesit e shkollave 9 vjeçare dhe do të realizohet një seminar trajnimi me mësues të këtij niveli. Do të realizohen edhe aktivitete të tjera informuese si shfaqja e filmave  dhe dokumentarëve”, nënvizoi Hoxha.

/SOT/ a.r

Next Post
E rëndë në Itali! Vëllai vret motrën me thikë në sy të bashkëshortit

E rëndë në Itali! Vëllai vret motrën me thikë në sy të bashkëshortit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com