Nisi si një histori thriller mbi terrorizmin dhe teknologjinë dhe përfundoi si një film i dështuar.
Nga njëra anë FBI e impenjuar në hetimet e masakrës së San Bernardinos e dhjetorit të vitit të shkuar, në vështirësi me telefonin e njërit prej sulmuesve i bllokuar dhe e pamundur për të krijuar qasje me paisjen.
Nga ana tjetër qëndron Apple, e detyruar për shkak të konkurencës dhe biznesit të mos bashkëpunojë.
Kjo ëhstë pak a shumë historia e përplasjes midis FBI-së dhe kompanisë gjigande Apple.
Por në mes duket se hyn një kompani izraelite e quajtur Cellebrite. Sipas të dhënave kjo kompani ka ndihmuar FBI-në me hetimet për rastin në fjalë.
Mësohet se Cellebrity është kontraktuar nga FBI për të zhbllokuar telefonin i-Phone 5c të përdorur nga njëri prej terroristëve.