• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelja e negociatave, Veliaj në Kashar: Arritje e jashtëzakonshme për vendin, Rama çoi lart dinjitetin e Shqipërisë si kurrë më përpara

by Java News
20/07/2022 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, përshëndeti çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 14 në Kashar, ku dëgjoi platformat e kandidatëve për kryetar të PS dhe prezantoi Plarent Ndrecën si drejtuesin politik të PS për Njësinë 14 dhe Kasharin, Veliaj nënvizoi se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë, e cila falë lidershipit të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, mori atë që meritonte.

“Historia e hapjes së negociatave me BE-në duhet të merrte fund dhe Kryeministri, me mundin e tij prej lideri, e çoi dinjitetin e Shqipëri si kurrë më parë. Ne jemi vërtet një vend modest, por historia e negociatave duhet të merrte fund, edhe falë lidershipit të Edit dhe presionit pozitiv, për të treguar se ne ndoshta nuk jemi vendi më i pasur, por kemi dinjitet; ne ndoshta nuk jemi popull i madh në numër, por kemi personalitet; ndoshta nuk jemi më të mirët në botë, por detyrat e shtëpisë i kemi bërë më mirë se askush tjetër”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se, ndryshe nga koha e Berishës, tashmë Shqipëria trajtohet me dinjitet nga ndërkombëtarët. Veliaj shtoi se gjatë qeverisjes socialiste, vendi ynë ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, di-së, diçka që s’ka ndodhur kurrë më parë. “Ne kemi pasur histori kur shumica e botës e shmangte Saliun, se u vinte ndot. Sot jemi në situatën kur Shqipëria, është vërtet një vend i vogël, por drejtoi OSBE-në, kishte presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Sot nuk ka personalitet në botë që, kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Shqipërinë, të mos tregojë respekt dhe na trajton me dinjitet, çka nuk ka ekzistuar më përpara. Kjo është e vërteta!”, deklaroi kryebashkiaku.

Duke sjellë në vëmendje protestat e opozitës, e cila bllokoi për mëse tre vjet projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ata që digjnin gomat ishin vetëm një minorancë e zhurmshme. “Ai investim na u bllokua për tre vjet dhe njerëzit mendonin se bllokuesit ishin shumica. Por, shumica është e heshtur dhe flet në ditën e votimit. Në ditën e votimeve “Astiri” foli dhe fitoren ia dha Partisë Socialiste, ku njerëzit punojnë. E gjithë Shqipëria mendonte se tek “Astiri” jetojnë vetëm njerëz që djegin goma, por nuk është kështu! Ata ishin një përqindje shumë e vogël. Ja ku jemi sot! Të jesh demokrat do të thotë ta respektosh tjetrin. Pavarësisht nëse ishin të legalizuar apo të palegalizuar, ata u paguan. Kush e kishte ndërtimin buzë autostradës, me koeficientin që ka marrë dhe pallatet që janë ngritur aty, sot jo vetëm që nuk i ka rënë belaja, por sot i ka rënë llotaria”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se investimet në Kashar do të vijojnë edhe në nivel kapilar, teksa theksoi se vlera e pronës u është dyfishuar edhe vetë demokratëve. “Pasi të mbarojë Unaza e Madhe, duhet të vazhdojmë në një nivel kapilar në brendësi të çdo lagjeje. Sot edhe Saliut i është dyfishuar vlera e pronës. Edhe Ilir Metës i është dyfishuar vlera e pronës. Edhe Lulit, të gjitha vilave që u është dyfishuar vlera e pronës. Kemi vënë dorë pa diskriminuar askënd, në të njëjtat rrugë kalojnë të gjithë”, nënvizoi Veliaj./m.j

Next Post
Me armë në kokë/ Grabitësi i merr orën turistit zvicerian, por e kthen pas 5 minutash

Me armë në kokë/ Grabitësi i merr orën turistit zvicerian, por e kthen pas 5 minutash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

May 3, 2026
Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

May 3, 2026
Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin dhe çfarë fshihet pas konfliktit për drithërat

Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin dhe çfarë fshihet pas konfliktit për drithërat

May 3, 2026
Makina e tij u rrokullis 100 metra dhe përfundoi në greminë!/ Ndërron jetë tek Trauma 30-vjeçari

Aksidenti në Durrës/ I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta!

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, ky është Nikoll Radaçi, shoferi që i mori jetën dy fëmijëve (Foto)

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është Nikoll Radaçi, shoferi që i mori jetën dy fëmijëve (Foto)

May 3, 2026
Aksidenti në Durrës/ Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

Aksidenti në Durrës/ Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

May 3, 2026
Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

May 3, 2026
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, flasin dëshmitarët: I mori fëmijët disa metra zvarrë! Kemi frikë të dalim nga shtëpia

Aksidenti tragjik në Durrës, flasin dëshmitarët: I mori fëmijët disa metra zvarrë! Kemi frikë të dalim nga shtëpia

May 3, 2026
Zhduken dy ushtarë amerikanë në Marok

Zhduken dy ushtarë amerikanë në Marok

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In