Celibashi tregon strukturën e re të KQZ-së: Ja kush është “ekzekutivi” dhe “gjyqësori”

Celibashi Ne Real Storyyy

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” bëri një përmbledhje, duke treguar të gjithë organizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi theksoi se përbërja njerëzore e KQZ-së është rrjedhojë e konsensusit politik në vend.

“Tashmë kemi një KQZ, e cila në rastin e komisionerit shtetëror e kënaq idenë që kam reklamuar prej vitesh. Kemi strukturë tjetër, sikundër është Komisioni Rregullator, që është organ drejtues, që në përbërjen e vet ka një model të vjetër të KQZ. Kemi strukturë të re, që është KAS, që merret me ankesat që vijnë për vendimet që merr Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Brenda KQZ, është një pushtet ekzekutiv dhe një gjyqësor. Kodi Zgjedhor e thotë saktë si janë të ndara kompetencat në KQZ. Kas ka kompetenca më të qarta, kurse Komisioni Rregullator në situatën e personave të tjerë, mund të ketë konflikte”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi nënvizoi se nuk ka pasur qoftë edhe një kundërshtim, edhe nga opozita për kandidaturën e tij në krye të KQZ-së dhe se ai e çmon një fakt të tillë.

Kompromisi ka qenë për këtë skemë. Përbërja njerëzore e KQZ është rrjedhojë e konsensusit politik. Opozita kishte të drejtë vetoje dhe ata nuk refuzuan kandidaturën time. Nëse do kishte ndonjë rezervë të vogël për mua, nuk do isha zgjedhur në këtë post”, u shpreh Celibashi. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com