• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Celibashi, si oligarkët mediatikë të “Foltores”

by Ylli Pata
01/02/2023 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Foltoren e Sali Berishës e njohin si Partinë Demokratike vetëm mbështetësit mediatikë të doktorit, të cilët, edhe kur Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtarë nuk do ta respektojnë. Pasi për ta gjithë këto vite nuk ka ekzistuar reforma në drejtësi, nuk ka ekzistuar vendimi non grata, por vetëm një realitet që prodhohet nga kuzhinat e pasura të Gjirit të Lalzit.

Kjo tashmë dihet, por mjafton të shikohet sjellja e të gjithë shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare në lidhje me opozitës, për të mësuar logjikën legale se si duhet vepruar një institucion. Të gjitha shtetet, njohin si legjitim grupin parlamentar të PD-së, meqë aktualisht palët në PD janë në një konflikt gjyqësor. Por nga ana tjetër ata nuk e njohin foltoren si PD, pasi realisht nuk është.

Sepse foltorja nuk është zgjedhur nga organet partiake, por nga forume të përzgjedhura nga lart. Ky është një debat i njohur, ku mund të ketë sa të duash elemente subjective, pra që secili të mbrojë argumentin e tij, megjithatë, si një subjekt juridik që është një parti politike, atëherë çdo institucion duhet të njohë vendimet përkatëse.

Sjellja e sotme e Ilirian Celibashit, ku ka kërcënuar për mos regjistrimin e Partisë Demokratike si një institucion bazik i shtetit shqiptar është një skandal.

Nëse Ilirian Celibashi, i zhytur në një konflikt interesi për arsye të lidhjes familjare me Fatmir Mediun, do të duhet të paktën t’i kërkojë Gjykatës së Apelit me shkresë zyrtare të vendosë urgjentisht se kush e përfaqëson PD-në, Enkelejd Alibeaj ose Sali Berisha. Ndryshe zgjedhjet e 14 majit janë totalisht të kompromentuara, pasi kemi të bëjmë me një ndikim preferencial të një organi, i cili duhet të jetë thelbësori në periudhë zgjedhore. Aktualisht ka një vendim të shkallës së parë që është ai i Agron Zhukrit që i ka bërë lëmsh gjërat, por të cilin e njohin vetëm mediat pranë Sali Berishës.

Ilirian Celibashi, si kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili merret pikërisht me aspektet shkresore të subjekteve zgjedhore, do të duhet të mos kryejë asnjë veprim procedurial pa u zgjidhur kontesti ligjor brenda opozitës shqiptare. Fare asnjë regjistrim, asnjë letër apo komisioner. Pasi ndryshe çdo vendim do të kondicionojë krejt jo fair zhvillimet politike të kontestit brenda opozitës. Qoftë kjo edhe duke ju drejtuar Presidentit të Republikës, që nëse nuk zgjidhet nga Gjykata e Apelit, nuk do të ketë asnjë regjistrim partish apo kandidatësh në KQZ.

Partia Demokratike është dukshëm një çështje e hapur ku ka dy palë që kërkojnë të drejtën e përfaqësimit. Vetëm përfaqësuesit e Sali Berishës në media mendojnë pa asnjë bazë se pjesa që Alibeaj përfaqëson është pakicë. Përkundrazi, Sali Berisha është pakicë sepse nuk ka as Këshillin Kombëtar, as kryesinë, as grupin parlamentar, e ç’është më e rëndësishmja, degët e partisë. Por këtë e zgjidh gjykata, e deri sat a zgjidhë nuk ka as regjistrim, po as zgjedhje.

Next Post
Përshkallëzohen tensionet në Egje/ ‘Kërcet’ arma mes grekëve dhe turqve

Përshkallëzohen tensionet në Egje/ 'Kërcet' arma mes grekëve dhe turqve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In