• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Celibashi raporton në Kuvend: 2023 sukses në votimit dhe numërimit elektronik! U verifikuan 44 kandidat për zgjedhjet vendore

by S T
04/07/2024 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka raportuar në Kuvend punën e 2023 të institucionit që ai drejton.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka raportiar për veprimtarinë vjetore 2023 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Parlament.

“Në kuadër të raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2023, thelbi i veprimtarisë së këtij institucioni përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të 14 Majit, si dhe zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit në 24 shtator të 2023.,Kuvendi i Shqipërisë në 13,07,2023 ka miratuar Rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë e KQZ-së për vitin 2022, duke rekomanduar që nga KQZ-ja për vitin 2023 të zbatohet manuali i monitorimit vjetor dhe perdiodik”.

Viti 2023, tha Celibashi, do të shënonte pilotimin me sukses të votimit dhe numërimit elektronik në 3 bashki të vendit.

“Ky vit do të shënonte njëkohësisht edhe fillimin e procesit të digjitalizimit të disa proceseve të punës së KQZ-së të cilat synojnë përmirësimin dhe rritjen e eficencës së administrimit zgjedhor. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 13.07.2023, miratoi Rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022” duke rekomanduar që nga KQZ për vitin 2023.”

Në zbatim të rekomandimit të tretë, vijon ai, sjellim në vëmendje se ndonëse KQZ mori të gjitha masat për të hartuar aktet nënligjore për zbatimin e Kodit Zgjedhor lidhur me mundësimin e votimit të shtetasve që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, vendimi nr. 38 datë 09.12.2022  i Gjykatës Kushtetuese për konstatimin e boshllëkut ligjor pezulloi këto nisma deri në plotësimin e kuadrit ligjor nga Kuvendi i Shqipërisë në përpurthje me vendimin e gjykatës kushtetuese.

“Në zbatim të rekomandimit të katërt, theksojmë se raportet financiare vjetore të partive dhe raportet për financimin e partive politike për fushtatat zgjedhore i janë dërguar Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Kuvendin e Shqipërisë, në Korrik të vitit 2023.”

Por sipas tij, KQZ ngriti një grup pune për verifikimin e problematikave me pjesëmarrjen e kompanisë furnizuese dhe ekspertëve të jashtëm. Pas procesit të verifikimit rezultoi se një pjesë e pajisjeve keqfunksionuan për shkak të problemeve me leximin e listës zgjedhore nga usb (rreth 230) ndërsa pjesa tjetër për shkak të mos konfigurimit të saktë të pajisjes.

“Buxheti i alokuar ka qenë 1.8 miliardë lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, dhe 800 milion lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për realizimin e votimit elektronik”.

Gjithashtu z. Celibashi ka folur dhe për procesin e dekriminalizimit për verifikimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo dhe këshilltarë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, ka kërkuar verifikim të thelluar për 44 kandidatë, nga të cilët 11 kandidatë për kryetar bashkie dhe 33 kandidatë për anëtarë këshilli bashkiak. Nga Prokuroria e Përgjithshme, janë dërguar 11 vendime për përfundimin e verifikimit të thelluar, për kandidatët për zgjedhjet e datës14 Maj 2023 dhe 5 vendime për mospranim të kërkesës për verifikim të thelluar. KQZ për 3 kandidatë, ka vendosur deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar. Për 1 kandidat për anëtarë në këshillin bashkiak, ka vendosur konstatimin se përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të këshilltarit. Për 4 kandidatë, ka vendosur konstatimin se nuk përfshihen në kushtet e ndalimit, 3 (tre) kandidatë, janë ende në proces vlerësimi”.

Në këtë kontekst Celibashi raportoi se për zgjedhjet e vitit 2023 rezulton, si “SPAK ka regjistruar në total 37 procedime penale për 12 persona nën hetim lidhur me krimet zgjedhore.

“Janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim 5 procedime penale me 11 persona të pandehur për periudhën 1.1.2023 deri më 31.12.2023. Në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, aktualisht janë nën hetim për vepra penale në fushën e zgjedhjeve 5 persona.

Nga 21 procedime penale që ndiqen nga prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, për 7 prej tyre është kërkuar në gjykatë pushimi i hetimeve, prej tyre 3 kërkesa për pushimin e hetimeve, janë pranuar nga gjykata dhe për 4 kërkesat e tjera për pushim të hetimeve vazhdon shqyrtimi në gjykatë.

14 procedime penale janë akoma në fazën e hetimeve paraprake.Janë evidentuar dhe referuar materialet procedurale në organin e prokurorisë në 60 raste për veprat penale të ndara sipas drejtorive vendore të policisë në të gjithë vendin”.

Next Post
Pas 3 orësh, përfundon marrja në pyetje e Jorgo Goros në SPAK: Dhashë shpjegime si çdo qytetar

Rëndohet situata! SPAK jep tjetër masë arresti për Jogro Goron, zbardhen detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In