• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Celibashi: KQZ ka rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve! “Treni bullgar”? Të hetohet denoncimi i PD

by A R
22/05/2025 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se KQZ është gjendur disa herë përballë sulmeve kibernetike.

Celibashi bën me dije se sulmet kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve dhe në ditët në vijim.

Këto sulme, sipas Celibashit, kanë qenë shumë të organizuara dhe sofistikuara të ardhura nga jashtë territorit shqiptar.

“85 shtete të botës nga çdo kontinent që u regjistruan votuesit nga jashtë. Procesi i përgatitjes së dok zgjedhor nisi më 14 Prill dhe përfunduan më datë 17 Prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 Prilli dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhësve në Rusi. Kanë marrë pjesë në votimi 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë shkon gati në 97%.

Platformat e KQZ, nga ajo e regjistrimit, janë gjetur nën sulme kibernetike, kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore sa herë janë evidentuar. Nuk kanë qenë sulme diletantësh por të organizuara dhe sofistikuara, jo rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme që kanë pasur dhe vende të tjera”, tha Celibashi.

Në daljen e sotme për mediat, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet lidhur me denoncimin që u bë nga selia blu, ku kryedemokrati Sali Berisha paraqiti prova sipas tij që skema e manipulimit me vota, e ashtuquajtur “treni bullgar” është realizuar në Elbasan.

Kryekomisioneri tha se KQZ nuk është në dijeni të kësaj shkelje, por bëri thirrje që denoncimi publik i PD të hetohet nga strukturat ligjzbatuese.

“Nuk kemi dijeni nuk na është bërë me dije, por mund të them pa hezitim që rasti do të duhet të hetohet dhe verifikohet nga organet e procedimit penal. Duhet patjetër për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Radiografia elektorale e territorit të Bashkisë Tiranë - më e rëndësishmja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com