• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet sot edicioni i tretë i Festivalit të Resë. Tirana do të mirëpresë 214 artistë për 15 ditë

by Java News
17/05/2019 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mos e humb edicionin e tretë të Festivalit të Resë! Për 15 ditë rresht, Tirana do të mirëpresë 214 artistë nga 18 shtete, që do të na dhurojnë çdo ditë një performancë ndryshe. Muzikë, valle dhe të tjera aktivitete do të krijojnë një atmosferë fantastike për të gjithë ata që dashurojnë artin. Siparin ky festival e çel sot në orën 19:30 me një parade me daulle të ndriçuar me drita LED , për të zbritur më pas tek parkingu nëntokësor i sheshit “Skënderbej” dhe ndjekur në orën 20:30 me performancën 30-minuteshe “E Zakonshme” të krijuar posaçërisht nga artisti bashkohor Klod Dedja. Mbrëmja do të vazhdojë me një koncert live, aheng tirons nga këngëtari i madh Rik Buneci dhe Orkestra. Ushqim, pije, kokteile dhe DJ-s do të shoqërojnë këtë mbrëmje underground e cila do të zgjasë deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit, artistët më të mirë vendas dhe të huaj do të sjellin tek Reja ndërthurjen më të mirë  midis dy ekstremeve të kulturës (artit ,muzikës,dancit dhe ndërthurjeve të tyre) – Të kulturës  Bashkëkohore – duke veçuar këtu premierën e OPERAS eksperimantale “MAL” e cila është e inspiruar nga vepra e poetit tonë të madh MIGJENI. Një vend të veçantë do të ketë edhe kultura tradicionale, e cila sjell muzikën e vjetër e më të mirë të ahengunt tirons dhe ahengut shkodran. Ansambli SAZ’ISO me famë ndërkombëtare,vjen si premierë shqiptare për të sjellë Gëzimin dhe Trishtimin e Muzikës së Sazeve te Shqipërisë së Jugut.  REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat e teatrit fizik,  instalacioneve audio-vizuale, bashkëbisedimeve me artistë, lojërave piknike e after-party, performanca të artit dhe dancit bashkëkohor, muzikë dhe kërcim, paradë me Led, rituale, tambure japoneze, kërcim egjiptian, workshops, leksione spirituale, kërcim TAP dhe Irlandez performanca letrare, trajnime 8-ditore për artin e performancës, leksione në universitete per menaxhim të karrierës artistike si artist i pavarur.

Sikurse është bërë tashmë traditë, do të ketë edhe DJ dhe kurse kërcimi në publik ku veçojmë Vallen e Tropojës udhëhequr nga Mjeshtri i Madh koregrafi Delih Metalia dhe Ansambli Dandania për të përfunduar me Rapsodinë Freiraum e kompozuar dhe dirigjuar nga Prof. Fatos Qerimaj dhe performuar nga Orkestra e Muzikës Bashkëkohore, me pjesëmarrjen e KORIT TË  RESË. Por më e veçantë do të jetë performance e artistit  Astrit Ismaili “EMO GIRL” – “Vajza EMO”, e cila mund të quhet një nga performancat e para ose të vetme në vendin tonë, e cila bën bashkë  trupa femërore, njerëz me gjini fluide dhe queer (joheteroseksuale). Reja dhe festivalet e saj janë produkte të mbështetura që prej fillimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Siguria ushqimore/ Meta: Është prioritet kombëtar, denoncimet dëmtojnë prodhuesit

Siguria ushqimore/ Meta: Është prioritet kombëtar, denoncimet dëmtojnë prodhuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In