• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet Qendra e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, Peleshi: Faqe e re e modernizimit të FA

by Java News
03/04/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua sot ceremonia e hapjes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. I pranishëm në këtë ceremoni Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministra të kabinetit, deputetë dhe drejtues të lartë të FA vizitoi mjediset e kësaj qendre, ku u njoh me funksionet e secilës prej godinave.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi këtë si një hapje të një faqeje të re në Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes. “Është një faqe modernizimi , është një kalim në një fazë të re të zhvillimit të Shqipërisë që po i bashkohemi edhe ne. Është mishërim i vizionit të Kryeministrit Rama për futjen e zhvillimeve në Shqipëri në lëvizjen për inovacion”, u shpreh ministri Peleshi.

Sipas ministrit Pekeshi, “Një vend me zhvillim si Shqipëria ka nevojë për të kapërcyer dhe për të rritur ritmin me ndihmën e teknologjive të reja, me ndihmën e fuqisë intelektuale të kombit shqiptar. Ndaj ne sot jemi krenarë që i bashkohemi kësaj lëvizje dhe premtojmë që shumë shpejt do të japim produkett e para inovative që do të jenë edhe model frymëzues besoj për të rinjtë shqiptarë që na janë bashkuar në Forcat e Armatosura, por edhe për të rinjtë e tjetër që të kuptojnë që e ardhmja mund të ndërtohet këtu”. Ministri i Mbrojtjes tha se kjo qendër është pjesë e rrjetit të qendrave të ekselencës së NATO-s, duke qenë se Shqipëria është vend anëtar. “Qendrat e ekselencës së NATO-s, si anëtarë të Aleancës janë qendrat tona të ekselencës. Jemi pjesë e një network-u, që ndërveprojmë, rrisim kapacitetet tona të trajnimit, jemi në konkakt me të rejat e fundit të Inteligjencës Artificiale, teknologjive të reja, të cilat kanë për qëllim të na ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve tona të sigurisë dhe mbrojtjes, të ndërtojmë më shumë fuqi mbrojtëse me më pak burime”, u shpreh Ministri Peleshi.

Sipas ministrit Peleshi, në këtë qendër trajnohet modeli shqiptar i Inteligjencës Artificiale, duke përdorur dy teknologjitë; dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 dhe flotiljen e dronëve Bayraktar, imazhet e të cilëve analizohen sipas interesave të sektorëve.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama përgëzoi Ministrinë e Mbrojtjes për punën e bërë dhe tha se Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë shqiptare. Kryeministri Rama theksoi se “për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe për t’iu përgjigjur këtij niveli të ri të angazhimit që ne kemi në bazë të vizionit tonë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2030, një strategji e re ushtarake dhe një plan i ri i zhvillimit afatgjatë të Forcave të Armatosura janë tanimë gati dhe do t’i nënshtrohen procesit të ligjvënies në Kuvend. Ndërkohë që po përgatisim edhe platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake”. “Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania’, u shpreh Kryeministri duke theksuar vijimin e mbështetjes për efektivët e FA.

Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje./m.j

Next Post
“Dezinformimi”, Basha: Shashkë! Lojë me shqiptarët, ministrat dhe drejtorët bien në burg

"Dezinformimi", Basha: Shashkë! Lojë me shqiptarët, ministrat dhe drejtorët bien në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In