Është hapur në qytetin e Shkodrës panairi i punës i cili organizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Te pranishem në panair kanë qenë ministrat Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati të cilët ndoqën nga afër zhvillimet e tij.
Ahmetaj nënvizoi se në Shkodër dhe Lezhë momentalisht janë regjistruar 1200 vende të lira pune.
“Punesimi ne trend te vazhdueshem rrites Ahmetaj: Banka Boterore konfirmoi ne raportin e fundit se rritja ekonomike ne Shqiperi ka stimuluar krijimin e vendeve te reja te punes
Ne 2017, papunesia ne nivelin me te ulet historik sipas Bankes Boterore
Panairi i Shkodres, mbi 1200 vende te lira pune jane shpallur ne Shkoder dhe Lezhe per janar-mars 2018
Panairi, nje platforme eficente ndermjetesimi per mbi 40 sipermarrje dhe punekerkuesit e papune ne qark.
Vetem nga keto 40 sipermarrje ne panair, jane mbi 760 vende te lira pune
Panairet rajonale, do te vijojme edhe me rajonet e tjera per promovimin e punesimit”, tha Ahmetaj./a.m.