• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet në Elbasan Panairi “Dita e Verës”

by A R
12/03/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Elbasanit është çelur panairi “Dita e Verës 2016”, i cili këtë vit vjen me 45 kompani, shumë prej të cilave marrin pjesë për herë të parë.

Panairi Dita e Verës është bërë traditë tashmë në qytetin e Elbasanit, dhe vjen për të 19-in vit me radhë. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Veli Kazazi vlerësuan këtë aktivitet që synon t’i japë rëndësinë e duhur biznesit.

Bizneset pjesëmarrëse e kanë vlerësuar këtë panair si një mundësi të mirë për të ekspozuar prodhimet e tyre. Ata shprehen se Dita e Verës sjell shumë turistë në Elbasan dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm këtë panair. Panari “Dita e Verës” do të qëndrojë i hapur deri në 15 mars, kur zyrtarisht mbyllen festimet për Ditën e Verës.

Panairi “Dita e Verës” i kthyer tashmë në traditë hapet dy ditë para festës pagane të “Ditës së Verës”, që është iniciuar shekuj më parë në qytetin e Elbasanit, por që vitet e fundit festohet në të gjithë vendin. Po kështu ka startuar edhe Edicioni i 14-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore, i organizuar nga Ministria e Kulturës, Drejtoria e Veprimtarive Foklorike dhe Qendra e Artit në Bashkinë Elbasan.

Ky Festival mbahet çdo dy vjet në teatrin”Skampa” dhe çel festimet për festën tradicionale të ditës së Verës. Në këtë festival i cili do të mbahet për dy ditë do të marrin pjesë grupe nga Elbasani, Korça, Durrësi, Lezha, Berati, Shkodra etj. Elbasani në këtë festival do të paraqitet me tre këngë të reja dhe këngëtarë të rinj të cilët do të provojnë për herë të parë emocionet e skenës.

Në edicionin e 14 të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore do të përshëndesin edhe grupe të njohura vendase, por edhe nga Kosova e Maqedonia . Një sërë aktivitetesh të tjera të larmishme pritet të gjallërojnë Elbasanin në festën e tij tradicionale.

Next Post

Dhjetëra ushtarë të vdekur në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

May 1, 2026
I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

May 1, 2026
Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

May 1, 2026

Në dorë të një idioti

May 1, 2026
Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

May 1, 2026
“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

May 1, 2026
SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

May 1, 2026
“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

May 1, 2026
Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

May 1, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Avokati: Mbyllja e Veliajt në kafaz, e papranueshme! Prokurori Dado inat personal ndaj kryebashkiakut

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In