Është hapur sot konkursi për hyrjen e Parkut të Liqenit. TË pranishëm në këtë çelje konkursi, ishin të gjitha kompanitë ndërkombëtare që konkuronin si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se ky projekt është një mundësi për të rigjallëruar zonën e Liqenit.
Ai theksoi se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe se juria profesionale që do përgjedhi fituesin e konkursit do të bëjë zgjedhjen më të mirë që kjo zonë të marrë projektin më të mirë.
Rama tha se në këtë projekt kanë marrë pjesë shumë kompani ndërkombëtare dhe lokale, gjithësej 11 të tilla.
Pas fjalës së Ramës, ka nisur prezantimi i projekteve nga kompanitë konkurente.