• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet ekspozita për Paolo Rossin në Tiranë, Rama: Shkoi pa e humbur buzëqeshjen, për ne futbolli ishte një dritare e botës

by Java News
01/02/2024 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ekspozitën për Paolo Rossin, legjendën e futbollit italian të çelur në Tiranë, foli edhe Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë tha se në Shqipërinë e izoluar komuniste, futbolli italian dhe Rossi ishin një dritare e një bote të re dhe të lirë.

“Do flas në italisht, së pari për të nderuar Paolo Rossin dhe së dyti përballë një perfeksionist si Saçhi nuk mund t’ia lë përkthyesit, që mund të bëhen edhe “tradhtarë”. Jam i kënaqur që erdhi ky moment për të hapur dyert, për të mirëpritur këdo që duan të shohin këtë ekspozitë. Ne këtu kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme. E kemi shijuar futbollin dhe titullin e Italisë në 1982 ndryshe, sepse ne ishim jashtë bote, nuk mund të udhëtonim dhe nuk shihnim dot televizion, veçse propagandës së regjimit. E vetmja dritare e hapur si me magji ishte kur rrjetet e errëta të Rai-t transmetonin futbollin.

Për këtë arsye futbolli na shpëtonte dhe ai lejohej. Kështu ne shihnim Rain dhe futbollin. Në Shqipëri kishte dy grupe të mëdha me Italinë dhe Gjermaninë dhe disa të tjerë me kombet e tjera. E dinim se në çdo shtëpi ku kishte televizor, ishin si shkallë stadiumi ku tifozët bënin tifo. Futbolli nuk ishte vetëm topi dhe ndeshja për ne, ishte imazhi i një bote tjetër. Ishte mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, një ëndërr e ndaluar.

Mendoni për ne dhe mua që të ishit ju këtu, yje të futbollit në Itali. Unë në ato vite shkoja te një mik sepse kishte TV me ngjyra. E kishte TV në kuzhinë dhe aty mbushej plot me njerëz, ne nuk e imagjinojmë që jeni këtu. Me të padrejtë e thatë se ishte ide e imja, nuk bëj pjesë në këtë ide që ishte më shumë e juaja. Ideja ishte e mjeshtrit Saçhi. Më ka shkruar dhe më tha për këtë ide, u ndjeva krenar se e di që Saçhi nuk është një person i lehtë dhe nuk para bën ndere dhe thotë atë që mendon. Ju falenderoj “mister” që keni patur këtë ndjeshmëri dhe na keni sjellë këtë ekspozitë. Falenderoj edhe bashkëshorten e Rossit dhe Dukën që e kuptoi kërkesën time menjëherë.

Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Mund edhe të na takoje ne të vdekshmëve të zakonshëm. Më pëlqen fuqia bindëse e Saçhit. Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen. Shkoi nga kjo botë me buzëqeshje dhe pa lënë asnjë tatuazh nga varri”, tha Edi Rama.

‘Djali i artë’ dhe legjendat e futbollit, çelet në Tiranë ekspozita për Paolo Rossin! Rama iniciator

U çel këtë të enjte në Tiranë, në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita mbi jetën dhe aktivitetin e Paolo Rossit, ish-sulmuesit kampion të Italisë që u nda nga jeta tre vite më parë. Veç sendeve të Rossit, në këtë ekspozitë do ketë edhe objekte të legjendave të futbollit botëror dhe atij shqiptar.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin figuara të njohura të sportit në vend dhe jo vetëm. Mes të pranishmëve është edhe trajneri i njohur, Arrigo Sacchi dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri. Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së Armand Duka tha se Rossi u largua fizikisht, por i ka dhënë shumë futbollit. Njëherazi, Duka zbuloi se kjo ekspozitë u realizua me këmbënguljen e kryeministrit Rama, i pranishëm në ceremoni

“Jam i nderuar të hap këtë ceremoni për Paolo Rossin dhe legjendat e tjera. Kemi shumë miq nga sporti të ftuar. Dua të falenderoj kryeministrin Rama se ka qenë një iniciator që kjo ekspozitë të jetë në Tiranë. Me ne është edhe kreu i Federatës së Futbollit Italian, një mik i yni që ka ardhur në vendin tonë edhe në ditë të vështria të Covidit. Kemi këtu edhe Arrigo Sacchin, një legjendë e futbollit. Kemi edhe arbitrin e Brazil – Itali në vitin 1982.

Ne jemi me fat që kemi parë Paolo Rossin të luajë futboll, sidomos në kulmin e tij në 1982 që i dha titullin kampion Italisë në Botë pas më shumë se pesë dekadash. I ka dhënë kënaqësi futbollit në Itali dhe jo vetëm. Rossi u nda fizikisht nga jeta, por jo nga ato që ka lënë dhe këtë tregon kjo ekspozitë”, tha Armand Duka.

Kjo ekspozitë e veçantë e inauguruar sot në Muzeun Kombëtar dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt. Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, Dino Zoff, Hristo Stoichkov, Lothar Matthaus, Roberto Baggio, Paolo Maldini, Franco Baresi, Marco Van Basten, Michel Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zinedine Zidane, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Luis Figo, Eusebio, Gianluigi Buffon, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Luka Modric e shumë të tjerë.

Por jo vetëm, pasi në këtë ekspozitë do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, e kuruar Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike si dhe një zonë të rëndësishme në katin e dytë të Muzeut kushtuar legjendave të historisë së futbolli ndërkombëtar.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot./m.j

Next Post
Forcat e reja prodhuese janë produktivitet i përparuar

Forcat e reja prodhuese janë produktivitet i përparuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In