• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet ekspozita fotografike kushtuar diasporës “Unë jam shqiptar”

by A R
18/12/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapet Ekspozita kushtuar Migracionit Shqiptar, iniciativë e Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në bashkëpunim me Muzeun Kombetar. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, e cila tregonte nëpërmjet një panoramimi fotografik historikun e migrimit të diasporës shqiptare që pas largimit të Skënderbeut e deri në ditët e sotme,  ishin përfaqësues të diasporës shqiptare, diplomatë, historianë, personalitete të botës së artit.

Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z. Dorian Koçi: “Në kuadër të 18 dhjetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim më Ministrin e Shtetit për Diasporën çel ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike dhe objekte muzeale, që kanë të bëjnë me disaporën shqiptare. 18 dhjetori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si “Dita Ndërkombëtare e Emigracionit”.

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore e emocionuar u shpreh se: “Gjithçka që unë e kisha marrë nga Tirana ime, nga shkolla ime shqiptare nga muzika, nga kompozitorët dhe nga pedagogët tanë të shkëlqyer. Kjo ëndërr e cila vazhdon dhe në ditët e sotme, u bë ajo që unë krenohesha që isha shqiptare, kudo në botë. Që në fillimet e karrierës time, tek të gjithë konkurset ndërkombëtare që fitova, filluan të mos përmendnin më emrin tim, por të më thonin “shqiptarja”, sepse pata fatin të isha shqiptarja e parë, e cila dola nga një botë shqiptare, e cila ishte komplet e panjohur atje ku unë isha në botën e perëndimit. Në fillim më vinte çudi që unë isha kjo përfaqësuesja shqiptare, pastaj më vinte mirë që Shqipëria u bë e njohur nga arti, nga muzika dhe pas meje erdhën plot artistë të shkëlqyer dhe sot ne jemi krenar të gjithë që jemi shqiptarë dhe jemi në të njëjtat valë me të gjithë artistët ndërkombëtarë.
Sot Shqipëria nuk njihet vetëm nga Inva, por nga plot talente, të cilët na bëjnë krenarë.”

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh: “Në fillim dua të falenderoj Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majkon, i cili e ka kuruar me shumë kujdes projektin e Ekspozitës kushtuar diasporës shqiptare. Një pjesë e axhendës sonë aktive, për të promovuar Tiranën, kanë qënë dhe vizitat me Kryetarë të Bashkive të Kryeqyteteve të ndryshme Europiane. Ajo që kam konstatuar me kënaqësinë më të madhe, duke filluar nga Ankaraja ku ishim së fundmi, ku Kryetari i Bashkisë ishte shumë krenar për shoqatën “Sami Frashëri” dhe deri në Belgjikë, ku hapëm panairin e Krishtlindjeve, ku Tirana kishte një pavion të veçantë dhe ku Kryetari i Bashkisë së Brukselit ishte krenar për Shoqatën “Faik Konica”, me “Vatrën” në Amerikë dhe me një pafundësi organizimesh, në fakt të japin idenë që ne jemi një vend me disa dhjetra-milionë banorë, për të kuptuar që jemi shumë pak, por që prej rrethanave të ndryshme historike, jemi shpërndarë kudo në botë dhe jemi krenarë që jemi shqipëtarë.”

/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

November 26, 2026
Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

November 26, 2026
Hakerat nuk kursejnë as sportin, FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave!

Hakerat nuk kursejnë as sportin, FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave!

November 26, 2026
“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

“Vëmendje e shtuar për sigurinë ushqimore”- Ministri Salla: Skema për fermerët do të vijojë në 2027!

November 26, 2026
Pak pasi festoi ditëlindjen, humb jetën prezantuesja e njohur televizive!

Pak pasi festoi ditëlindjen, humb jetën prezantuesja e njohur televizive!

November 26, 2026
Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

Protesta më 28 Nëntor në festën e Pavarësisë, zbulohet SMS në grupin e PD: Duhet të angazhohemi, flisni me kryetarin dhe sekretarin për…

November 26, 2026
“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

“Ta votojmë, është e mirë publike”- Braçe në Kuvend: Buxheti 2027 nuk cenon deficitin, të ardhurat 908 mld lekë, shpenzimet 976 miliardë lekë!

November 26, 2026
Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)

Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)

November 26, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

November 26, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In