• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet ekspozita e piktorit Gjelosh Gjokaj në COD, Rama: Ishte një ndër ata artistë që jetonte për të pikturuar

by Java News
01/04/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e ekspozitës artistike të Maestro Gjelosh Gjokaj në COD. Ekspozita do të përmbajë vepra nga vitet 1961-2013 të piktorit të jashtëzakonshëm shqiptar në Mal të Zi. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, tha se ka pasur privilegjin ta takojë atë personalisht.

“Për mua është një ekspozitë shumë e veçantë dhe për arsye personale sepse me Gjeloshin kemi pasur një marrëdhënie të afërt, miqësore dhe profesionale. Kujtoj që edhe vizitën e tij të parë në Shqipëri e kemi bërë së bashku ashtu sikundër falë mikpritjes dhe natyrës së tij, si një bohem që pëlqente shumë të ndante edhe hapësirën ku jetonte me miq, të ftuar dhe vizitorë. Kam pasur privilegjin të kaloj disa ditë të gjata por edhe net në studion e Gjeloshit në Augsburg ku kam qenë i ftuar prej tij dhe kam kaluar një moment shumë të rëndësishëm diskutimesh pune.

Kemi punuar së bashku në atelie. Kemi ndarë historitë tona, ai të tijën të lavdishme, unë timen të periudhës kur ishim ende të mbyllur dhe më pas kemi vazhduar të jemi në kontakt. Jemi takuar përsëri dhe përsëri. Kemi pasur edhe evenimentin e ekspozitës së tij të madhe në Shqipëri. Kam fatin që të kem së bashku me Lindën pak, shumë pak krahasuar me këtë koleksion, praninë e tij në muret e shtëpisë tonë. Jam mirënjohës Shkëlzenit por edhe Sehatit, i cili e ka mbledhur këtë koleksion me përkushtim dhe largpamësi por bujarisht po e ndan me publikun.”, tha kryeministri Rama.

Më tej, kreu i qeverisë tha se shpreson që prania e kësaj ekspozite të sjellë më shumë vizitorë dhe dashamirës të artit.

“Është një rast i rrallë. Ky koleksion nuk është i shfaqur çdo ditë dhe nuk mund të shihet çdo ditë. Është një koleksion i një historie të bukur të një një artisti që mbetet ende për t’u zbuluar në detaje e veta. Gjelosh Gjokja ishte shumë më tepër se kaq. Ajo që dua të them është Gjelosh Gjokaj ishte një nga ato personazhet ku nuk merret vesh jeta e përditshme e njeriut dhe kur fillon arti sepse të dyja bashkë jetonin të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe ai ishte i gjithi i dhënë pas artit. Nuk kishte agjendë të kujdesej për punët e tij, nuk ishte i interesuar për aspektin komercial.

Nuk pikturonte për të jetuar po jetonte për të pikturuar. Ishte i thjeshtë por njëkohësisht edhe plot për të qenë në lartësinë e bujarisë dhe dëshirës për të kaluar edhe kohë me miq dhe biseda, të cilat i pëlqenin shumë. Me kujtimin e përjetshëm të Gjeloshit dhe me këto imazhe që shtrihen nga viti 1961, unë shpreh dhe njëherë falenderimet për nderimet që po i bëni.”, theksoi Rama.

Gjelosh Gjokaj ishte një piktor shqiptar prej Malit të Zi. Ai ndërroi jetë në vitin 2016 në Gjermani. Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ishte themelues i shkollës së artit pamor – grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë./m.j

Next Post
“Pensionistët, 50 mijë lekë bonus muajin tjetër”, Rama: Synojmë të rrisim pagën mesatare në 900 euro

Lajmi i mirë/ Rama firmos vendimin: Pensionistët do të marrin 5000 lekë shpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In