• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelësi i përgjigjeve për gjuhën e huaj, ja kur mund të kërkoni fotokopjen e testit të korrigjuar

by A R
04/06/2021 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mijëra maturantë në të gjithë vendin kanë dhënë gjatë ditës së djeshme provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2021 në lëndën e gjuhës së huaj (anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, si dhe italisht). Sikundër përcaktohet edhe në rregulloren e provimeve, maturantët nëpërmjet çelësit të përgjigjeve të shpallura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit mund të njihen rreth pikëve të mundëshme që do të marrin në testin e gjuhës së huaj me përgjigjet e dhëna prej tyre për çdo pyetje.

Edhe për provimet e këtij viti maturantët do të mund të kërkojnë një kopje të testit të korrigjuar nëse do të jenë të pakënaqur me vlerësimin e marrë. Por tërheqja e kopjes së testit të korigjuar nuk do të shoqërohet me rivlerësim të tij. “Maturanti\kandidati ka të drejtë që të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve. Nuk ka rivlerësim testi”, detajohet në rregulloren e provimeve të Maturës Shtetërore 2021 të miratuar më herët nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Vlerësimi i testeve

Sipas skemës së përcaktuar, pyetjet me alternativa do të vlerësohen në mënyrë digjitale, ndërsa pyetjet me zhvillim do të korigjohen nga mësuesit e përzgjedhur. Menjëherë pas mbarimit të provimit ka nisur edhe transportimi i testeve drejt qendrave të korigjimit, ku mësuesit e përzgjedhur për secilën lëndë të gjuhës së huaj do të vijojnë me vlerësimin e përgjigjeve të dhëna nga maturantët. Konkretisht, në vlerësimin e testeve përfshihen mësues që kanë kryer studimet universitare në lëndën përkatëse, kanë mbi 5 vite eksperiencë pune po në këtë lëndë, janë treguar të saktë në vlerësimet e kryera në maturat e shkuara, si dhe janë vlerësuar me rezultate të larta jo vetëm në testin e shkallës së kualifikimit, por në tërësi në të gjithë procesin e mësimdhënies.

Lidhur me vlerësimin e pyetjeve me alternativa bëhet e ditur se kur për një pyetje në fletën shoqëruese të përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Ndërsa në rastet kur për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet sërish me 0 pikë. Ky vlerësim jepet edhe nëse për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës shoqëruese. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë.

Autoritetet e MASR sqarojnë se për secilin provim të maturës së këtij viti, vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë, ndërkohë që për të qenë kalues, maturanti duhet të grumbullojë detyrimisht 25 për qind të totalit të këtyre pikëve. Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do të garojnë përgjatë raundit të dytë të pranimeve. Në rregulloren e provimeve përcaktohet se notat e testit të gjuhës së huaj do të shpallen brenda dy javësh.

Ditën e hënë të datës 7 qershor maturantët do të zhvillojnë testin e dytë të detyruar në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi do të zhvillohet nën të njëjtat rregulla dhe masa sigurie. Më tej, në datën 11 qershor do të zhvillohet testi i tretë i detyruar në lëndën e matematikës. Maturantët do të përmbyllin ciklin e Maturës Shtetërore në datën 15 qershor me provimin e fundit që do të zhvillohet në lëndën me zgjedhje.

Ekspertët e MASR sqarojnë se të drejtën për të konkuruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kushtet në vijim.

Në mbyllje të muajit korrik pritet të nisë edhe konkurimi për studimet universitare. Të drejtën për të garuar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kushtet në vijim: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurrojnë, nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer”.

/ Dita / a.r

Next Post
Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau / Gazetarja: Gjykata i dha të drejtë babait të mbajë fëmijët

Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau / Gazetarja: Gjykata i dha të drejtë babait të mbajë fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In