• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelen negociatat për grup kapitullin e parë, Varhely: Shqipëria e meriton anëtarësimin! Rama: Historike!

by A R
15/10/2024 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luksemburgu, Shqipëria çel sot negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian.

Gjatë një konference për shtyp më kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Shqipëria kurrë nuk është stepur të bëjë gjithçka të nevojshme në rrugëtimin drejt BE dhe shpresoj që kjo të vazhdojë pasi kjo nënkupton që në të gjitha instrumentet Shqipëria mund ta përgatisë veten për t’u bërë anëtare në fund të mandatit të ardhshëm. Kemi lajme të mira jemi në nivele të 60% të zbatimit deri tani, çka nënkupon që jo vetëm që kemi arritur sukses për zbatimin, por efektivisht programi është mbi atë çfarë duhet të kemi në fakt 7 miliardë për investime që mund të nxisin një 20 miliardësh tjetër investimesh në rajon në ekonomi”, tha Oliver Varhelyi.

Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme Péter Szijjártó theksoi nevojën e zgjerimit të BE-së.

“Na duhet energjia e re e kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit perëndimor. Është në interest ë BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. Nga ana tjetër, na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Një nga më të rëndësishmet e BE-së, e kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë viteve të fundit”, deklaroi Péter Szijjártó.

Për kreun e qeverisë shqiptare Edi Ramën, 15 tetori është një ditë historike. Sipas tij nuk ka një plan B përveç integrimit në Bashkimin Europian.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses i Shqipërise duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme.Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tone. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykatave të pavaruar pavarësisht parties”, tha Rama.

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe marrveshjen me Italinë për emigrantët.

“Eshtë kërkuar edhe nga të tjerë dhe kemi thënë JO. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë dhe shkon pas në kohë që kur Italia erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare e rënies së piramidave.Jemi shumë të prirur për të bërë çdo gjë të nevojshme për të bërë çdo gjë për anëtarësimin në BE. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tone”, shtoi kryeministri Edi Rama.

Shqipëria mbajti në Luksemburg Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e grup-kapitujve në kuadër të hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim. Shqipëria u përfaqësa në këtë konference nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

/a.r

Next Post
Detaje nga vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup në Ohër

Detaje nga vdekja e ish-kryeministrit skocez, po hapte një shishe ketchup në Ohër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In