• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çel dyert çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”/ U financua nga qeveria e Katarit dhe Dua Lipa. Veliaj: Investimet në arsim, busulla e Tiranës

by Java News
13/10/2021 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çeli dyert çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, i cili më pak se dy vite më parë u shkatërrua nga tërmeti tragjik, por sot mirëpret mbi 300 vogëlushë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë. Duke falenderuar miqtë e Katarit për ndihmën bujare, por dhe këngëtaren Dua Lipa, që mundësoi mobilimin e brendshëm të çerdhes dhe kopshtit, kryebashkiaku Veliaj tha se investimet në arsim, duke nisur që në sistemin parashkollor, janë pasqyra më e qartë e Tiranës së 30 viteve të ardhshme.

“Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes se si do të jetë Tirana pas 30 viteve, ne tregojmë një kopësht, sepse Tirana e 2050-ës gjendet në këto hapësira. Nëse këto hapësira janë të mira, atëherë e ardhmja e Tiranës do të jetë e mirë. Nëse këto hapësira janë ato që gjetëm në 2015-ën, me lagështirë, ky qytet nuk frymëzon më. Përgjigja për Tiranën e 2050-ës është ky kopësht, që ne ringritëm me miqtë tanë nga Katari dhe këngëtaren e famshme Dua Lipa. Ata janë dëshmi se si kontributi i njerëzve që duan të ndihmojnë, prodhon diçka fantastike,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se si ky kopësht, nga i njëjti financim po ringrihen dhe do të hapen së shpejti edhe shkolla “Lasgush Poradeci” dhe shkolla në Pezë.

Edhe ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, theksoi se vendi i tij i kushton një kujdes të veçantë arsimit për rolin vendimtar në formimin e një brezi të vetëdijshëm e të kulturuar, që ndërton një shoqëri të drejtë dhe kontribuese në realizimin e zhvillimit social dhe ekonomik. “Shpresoj që rikonstruksioni i këtyre tre institucioneve arsimore të kontribuojë në mbështetjen e zhvillimit njerëzor të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në garantimin e një të ardhmeje të begatë dhe premtuese për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë,” deklaroi Ali bin Hamad Al-Marri.

Kreu i Bashkisë tha se përveç forcimit dhe modernizimit, hapësirat e kësaj godine janë trefishuar, duke shtuar po me tre herë edhe kapacitetin e fëmijëve që mund të akomodohen në këto mjedise. “Parimi ka qenë ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më të madhe dhe shkuam nga një kopsht që kishte vetëm 100 fëmijë, edhe prej kushteve të amortizuara, në trefishin e tyre. Kjo do të thotë se 300 prindër shkojnë më të qetë në punë. Janë 300 familje që sigurojnë të ardhura, prej faktit që na kanë besuar dritën e syve dhe besoj se nëse do shikojmë efektin kaskadë që ka kjo në ekonomi, në komunitet, apo në aftësimin dhe karrierën e gjithë këtyre prindërve, është një sukses i jashtëzakonshëm. Bekuar qofshin ata që punojnë për fëmijët e që prodhojnë punë të tilla të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, më të forta, më të mëdha dhe më të bukura,” tha Veliaj.

Next Post
Nis më 25 Nëntor shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Nis më 25 Nëntor shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com