• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çekia me dy mendje, presidenti Zeman: Do diskutojmë mundësinë e tërheqjes së njohjes për Kosovën

by Java News
11/09/2019 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundsinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.

Sipas tij, Zeman i bëri komentet e tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

“Nëse një shtet njihet, ne nuk mund të themi më se nuk ekziston”, tha Schwarzenberg për portalin iDnes.

Sipas tij, Zeman duhet t’i pyesë futbollistët çekë nëse Kosova ekziston apo jo.

Ekipi kombëtar i Kosovës e mundi ekipin çek me rezultat 2:1, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit, të shtunën.

Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë.

Zeman foli me homologun serb, Vuçiq, për situatën në Kosovë, duke iu referuar në mënyrë të veçantë pozicionit të kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Tribunali i Hagës, kohë më parë, ka shprehur dyshime në lidhje me krimet e luftës të kryera nga përfaqësuesit e Kosovës dhe mendoj se për këtë arsye ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i qeverisë. Më lejoni t’ju them mendimin tim personal: shteti që udhëhiqet nga kriminelët e luftës nuk duhet të gjendet në bashkësinë e vendeve demokratike”, tha Zeman.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës në muajin korrik, pasi, siç ka thënë, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Nuk është ende e qartë se për çfarë dyshohet Haradinaj.

Zeman, në Beograd, tha po ashtu se nëse “Serbia vazhdon në këtë drejtim, ajo do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do të jetë e para që nuk është në NATO”.

Vuçiç, në anën tjetër, tha se ka zhvilluar bisedime gjithëpërfshirëse me Zemanin.

“Serbia dhe Çekia kanë trefishuar tregtinë e tyre. Çekia është investitori i katërt më i madh në Serbi, ndërsa më i rëndësishmi është bashkëpunimi në fushën e inovacionit. Kemi biseduar edhe për politikë, për vështirësistë e Serbisë në rrugën drejt BE-së dhe në raportet me Prishtinën. Shpresoj se do të kemi sukses në ruajtjen e interesave tona kombëtare. I jam falënderues Millosh Zemanit për respektin e madh. Të rrallë janë miqtë e tillë”, tha Vuçiç.

Ai i shprehu mirënjohje Zemanit veçanërisht për qëndrimin ndaj Kosovës dhe tha se “vetëm me kompromise mund të arrihet te zgjidhja e problemeve”.

Vuçiç e ka falënderuar Zemanin për pikëpamjet e tij rreth Kosovës, duke treguar se e ka informuar atë për problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”, ka thënë Vuçiç.

Në fund presidenti i Serbisë ka treguar që presidenti çek a ka ftuar për një takim në Pragë, ku do të takohen Grupi i Vishegradit.c

Kosova dhe Serbia aktualisht janë në një process të ngecur bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Enjte 12 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In