• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për fuqizimin e zërave të bizneseve

by A R
27/04/2024 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bruksel, 27 prill 2024 – Me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit me bizneset dhe fuqizimit të rolit të tyre në integrimin ekonomik rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF) sot nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MM) në Bruksel. Kjo marrëveshje hedh themelet për bashkëpunim të zgjeruar dhe shkëmbim të informacionit që do të nxisë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal nën ombrellën e Procesit të Berlinit.

Në këtë mënyrë, të dyja organizatat demonstrojnë përkushtimin e tyre për promovimin e rrjedhave efikase tregtare ndërmjet Palëve të CEFTA-s dhe nxitjen e integrimit ekonomik rajonal. Duke bashkërenduar përpjekjet, Sekretariati i CEFTA-s dhe WB6 CIF synojnë të mbështesin zbatimin në kohë dhe efektiv të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke rritur më tej përafrimin me Bashkimin Evropian.

“Bizneset duhet të vazhdojnë të shohin përmirësime reale në terren çdo ditë, dhe për ta arritur këtë, partneritete të forta, si ai që kemi pasur me Sekretariatin e CEFTA-s për vite, janë kyçe. Ne përgëzojmë punën e tyre në lehtësimin e tregtisë, dhe presim të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të kemi tregti më të shpejtë dhe më efikase në rajon”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i WB6 CIF.

Elementet kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë fuqizimin e dialogut publiko-privat, promovimin e lehtësimit të tregtisë, mbështetjen e digjitalizimit dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta për të rritur dukshmërinë e proceseve reformuese që promovojnë një treg të unifikuar, si dhe destinacionin e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkë jemi më të fortë në investimin e përpjekjeve jo vetëm në promovimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe në fuqizimin e zërave të bizneseve tona në Ballkanin Perëndimor. Duke integruar nevojat dhe sfidat e tyre në politikat dhe nismat tona, ne po nxisim një mjedis vërtet të orientuar drejt biznesit. Ky është një bashkëpunim që qëndron me bizneset, për bizneset, prandaj, ne jemi të përkushtuar për krijimin e mundësive të reja dhe për të nxitur ndryshime pozitive për bizneset dhe njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor” ka thënë Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaqevic.

Përfaqësuesit e të dyja organizatave njohën potencialin e këtij bashkëpunimi për Ballkanin Perëndimor, duke parashikuar përfitime të ndërsjella përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe ekspertizës së përbashkët gjatë katër viteve të ardhshme.

Next Post
Zyrtari turk: Shtyhet takimi Biden-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtari turk: Shtyhet takimi Biden-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com