• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceferin për Euro U-21: Në këtë rajon çdo gjë kontestohet, futbolli përtej politikës

by A R
15/09/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin, siç ishte mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e presidentit Aleksandër Ceferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.

Në një intervistë të dhënë për FSHF, Ceferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ai theksoi se vendi ka ndryshuar shumë, në krahasim me herën e kaluar kur kishte qenë në Tiranë.

“Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë”, tha ai.

Ceferin foli edhe për organizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe, duke thënë se futbolli është përtej politikës.

“Europiani U-21 me Serbinë? Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet. Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik. Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme“, u shpreh Ceferin.

Kreu i qeverisë së futbollit europian ndër të tjera vlerësoi punën e FSHF-së ndër vite.

“FSHF është super eficente në UEFA. Ju siguroj që nuk do të kisha Armand Dukën si zv.president i UEFA-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer.

Të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vegjël e kanë treguar”, theksoi Ceferin.

Next Post
Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

Rama nesër në Bruksel, në Konferencën e 6 Ndërqeveritare me BE. Shqipëria hap 4 grupkapitujt e radhës. Zbardhet axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In