Portieri i Arsenalit, Petr Cech është i befasuar me fillimin e dobët të sezonit nga ish-klubi i tij, por ka insistuar se ata janë ende favoritë për titull edhe në këtë sezon. Chelsea ka përjetuar një nga sezonet më të dobëta në dekadën e fundit, duke u renditur në vendin e 16-të, pasi kanë fituar vetëm dy ndeshje nga tetë të mundshme, transmeton Koha.net.
“Forma e tyre më befason sepse Chelsea është një nga ekipet më të mira në ligë. Tashmë nuk jam atje dhe e kam të vështirë të kuptojë se çfarë po ndodh, por sezoni është i gjatë dhe Chelsea ende janë favoritë për titull”, është shprehur Cech për iDNES.









