• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çeçenia nën shënjestrën e sulmeve ukrainase, Peskov: Mos u nxitoni në konkluzione për rrëzimin e avionit

by A R
26/12/2024 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini ka kërkuar që të mos ngrihen hipoteza të pabaza për shkakun e rënies së avionit në Kazakistan. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri me dije se ngjarja është duke u hetuar. Rajoni i Çeçenisë, i cili ishte edhe destinacioni i avionit, është vënë disa herë në shënjestër të ushtrisë ukrainase. Ndërkohë disa media ndërkombëtare, duke cituar burime pranë qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar se një raketë ruse tokë-ajër shkaktoi rrëzimin e avionit.

Qeveria ruse ka paralajmëruar në mos ngritjen e hipotezave në lidhje me shkakun e rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh me destinacion Rusinë që vrau 38 persona në Kazakistan të mërkurën. Pamjet e avionit të rrënuar duket se tregojnë dëmtime të copëzave dhe disa ekspertë të aviacionit sugjeruan se avioni i Azerbajxhanit Airlines mund të ishte goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi republikën ruse të Çeçenisë. Para se të rrëzohej pranë qytetit të Kazakistanit Aktau, avioni u devijua përtej Detit Kaspik, nga destinacioni i tij në Çeçeni në Kazakistanin perëndimor. Njëzet e nëntë nga 67 personat në bord mbijetuan. Azerbajxhani mbajti një ditë zie kombëtare të enjten për viktimat e aksidentit. Për zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, hetimi për këtë ngjarje është duke u zhvilluar dhe nxjerrja e konkluzioneve të shpejta është e tepërt.

“Siç e keni thënë me të drejtë, hetimi është duke u zhvilluar. Çdo incident i aviacionit duhet të hetohet nga autoritetet speciale të aviacionit. Dhe derisa hetuesit të nxjerrin përfundimet e tyre, do të ishte e gabuar të jepnim çfarëdo hipoteze. Pra, nuk mund ta bëjmë dhe askush nuk duhet ta bëjë këtë. Ne duhet të presim fundin e këtij hetimi”, u shpreh Peskov.

Avioni Embraer 190 u ngrit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku mëngjesin e së mërkurës. Ai do të fluturonte për në Grozny në Çeçeni, por u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore. Një pasagjer i mbijetuar i tha televizionit rus se besonte se piloti kishte tentuar dy herë të ulej në mjegull të dendur mbi Grozny. Çeçenia tashmë është goditur nga sulmet me dronë ukrainas këtë muaj dhe autoritetet në Ingushetinë fqinje thanë se rajoni rus ishte shënjestruar për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Një qendër tregtare u godit kur një dron u rrëzua në Osetinë e Veriut, duke vrarë një grua, thanë raportet.

Next Post
VIDEO/ Spiropali siç nuk e keni parë kurrë më parë, ia merr “Valles së Tropojës”

VIDEO/ Spiropali siç nuk e keni parë kurrë më parë, ia merr "Valles së Tropojës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In