• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Ç’do të mbetet nga avokati, kur robotët të bëjnë gjithçka?

by A R
03/09/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin SOTIRI, avokat në Gjykatën e Luxemburgut, Jurisconsul.

                 Me zhvillimin e mjetit informatik dhe të komunikimit, modeli tradicional i punës me porosika prirjen të zhduket. Qysh në fillim të këtij mijëvjeçari, klasifikimi masiv i dokumentave juridike të shfrytëzueshme me anë të motorrave informatikë të kërkimit, paralajmëroi fundin e avokatitteknofob të mbushur me sekretare, të armatosur me diktofon dhe që bën një punë të bazuarkryesisht në ndërhyrjen njerëzore, duke rrëmuar në mënyrë pak a shumë të rastësishme brenda librave të verdhë e të pluhurosur.

                Sasia gjithmonë në rritje e të dhënave,që gjenden në linjë informatike, ka shpënë nërritjen e kërkesave për cilësinë e punës së avokatit dhe në një uljetëhonorareve. Këta dy faktorëi kanë hapur rrugën automatizimit të detyrave të avokatisë, madjeedhe brenda rrethit të punonjësve më të pathyeshëmtë kësaj mjeshtërie.

                Kriza dhe pakësimi i honorareve të avokatëve do të shpien, në fund, në braktisjen përfundimtare të honorareve të përllogarituranë funksion të kohës së shkuar, madje në braktisjen e vetë nocionit të «honorareve». Ky zhvillim nuk do të bëhet pa një qëndresë të fortë të brezit që mbron figurën kalorsiake të avokatit.

                Avokati amerikan Richard Susskind dallon pesë faza të automatizimit:

                Sipas kësaj skeme:shumica e kabineteve të avokatisë së sotme i bëjnë shërbimet e tyre në një trajtë të standardizuar, dukeia përshtatur këtë rrethanave të klientit; një pakicë bën përpjekje për sistematizimin, që kërkon vendosjen e sistemeve të brendshme dhe automatizimin e procedurave; kurse vetëm pakkabinete u japin klientëve mundësinë për të përdorur paketashërbimesh juridike të parapërgatitura.

                Ndërkaq, ne nuk pajtohemi me ekzistencën e një faze të pestë, ku shërbimi juridikkthehet në “një produkt bazë”. SipasSusskind-it kjo fazëpërkon me shndërrimin e shërbimeve juridike në një të mirë të këmbyeshme lirisht, pra, mezhdukjen e plotë të një shërbimi me vlerë të shtuartëpagueshëm.Sipas mendimit tonë, në këtë pikë ka një paqartësimesmasivizimit të diturisë juridike (që është një nga lëndët e para që përdor avokati) dhe automatizimit në rritje të shërbimit juridik të paguar nga klienti.

                Padyshim, pakësimi i honorareve do t’i detyrojë kabinetet juridike që të ulin kostot e tyre të prodhimit, gjë që, me fjalë të tjera, do të thotë pakësimi analizës dhe i ndërhyrjes njerëzore. Nga ana tjetër, ne nuk mendojmë që automatizimi do të shpjerë në një ulje të fitimit absolut që sjell shërbimi juridik, por përkundrazi, në shtimin e tij.

Nëpërmjet këtij grafiku mund të vërejmë që, gjatë fazës së pestë të Susskind-it, shërbimi juridik kthehet në lëndë të parë për përdorim të përditshëm dhe humbet papritur vlerën e vet ekonomike. Pikërisht në këtë pikë, teoria duket se çalon: shërbimi juridik nuk do ta humbiste vlerën e vet ekonomike për t’u ngatërruar me një informacion të përdorshëm e të njësuar me të me anë të makinave. Ky informacion do të bëhej më shumë një prodhim me vlerë të pakët, por që përdoret në mënyrë massive dhe të përsëritur.

                Avokati do të mbetet prodhues dhe kontrollues i dokumentacionit juridik. Për pasojë, ne do të mund të përfytyronim që, në fazën e fundit të evolucioneve të menduara nga Susskind-i, shërbimi juridik do të pësojë një shndërrim të tillë që, ai do të bëhet i pagueshëm nga përdorimi i përsëritur ipunimevemendore origjinale. Një pagesë, që do të mund t’igjente parimet e veta në një mënyrë vlerësimi kolektiv dhe jotë drejtpërdrejtë, do të qëndronte diku në mes të punës sëautorit tënjë libri dhe asaj të autorit të një programi informatik.

Makinat do të bëjnë gjithçka, kurse shërbimet e avokatitdo të mund të prodhojnëtë drejta intelektuale?

 Në kohën e sotme, avokati është furnizuesi i shumë shërbimeve, që kanë një synim të vetëm: atë të paraqitjes, në një formë samë të mirë, të klientit ose të projekteve të tij. Dijet, mendimet dhe dhuntitë e avokatitpërqendrohen në realizimin e këtij synimi.Shkrimet që ai harton për arritjen e këtij qëllimi, mbajnë në mënyrë të natyrshme vulën e personalitetit të tij. Pikërisht ky origjinalitet dhe personalizimishpërblimit përligj në një pikëpamje tjetër (ose të paktën pjesërisht) lirinë e avokatit në përcaktimin e honorareve të veta.

Rrjedhimisht, ne do mund ta përfytyronim avokatin si autor të produkteve shkrimore gjatë ndihmesës së tij, mbi të cilat ai do të ketë “të drejta autori”. Deri tani, klientët pranojnë, dhe avokatët lejojnë që, mendimet dhe përpunimet intelektuale, të pranishme në shkrimet e tyre, të qarkullojnë sikur të ishin “të drejta të lira”. Megjithatë, është e vështirë të mos pranohet që përpilimete porositura, që bëhen nga avokatët, japin më shumë një ndihmesë intelektuale shtesë sesa një vitrinë të thjeshtë të dhënash. Shpesh, këto shkrime mbajnë vulën e autorit, pasqyrojnë stilin e tij, këndvështrimin dhe mënyrën e tij të të kuptuarit në zbatimin e rregullit të drejtësisë.Përtej pamjes së tyre të pastolisur, shkrimet e sakta,që dalin nga avokatët, vërtetojnë “përzgjedhjen e lirë dhe krijuese të autorit”.

Kjo seri shembujsh sqaron ndërkaq përkufizimin e “veprës origjinale” që mbrohet nga të drejtat e autorit.Pra, nuk duket e pavend që shkrimet me karakter juridik të avokatëve (kontrata, përfundime, përmbledhje, akte dhe përshkrime të hartuara për klientin) të jenë të mbrojtshme me anë të së drejtës së pronës intelektuale.

Në kohën e sotme, FinTech dhe “Smart contracts” lejojnë jo vetëm automatizimin, por edhe identifikimin e ndihmesës intelektuale në çastin kur kjo vlerësohet e përdoret edhe nga profesionistë të tjerë. Automatizimi i dijes bruto (të papërpunuar) do të bëjë detyrimisht që të dalë në pah kjo ndihmesë intelektuale e personalizuar e punës së avokatit dhe do të theksojë nevojën për ta pranuar atë, e thënë ndryshe, për ta shpërblyer atë në një mënyrë tjetër.

Sigurisht, është shumë herët për të parathënë se çfarë do të thotë ky ndërgjegjësim në të ardhmen, ashtu siç është e vështirë sot të vësh vijën e barazimit mes veprës letrare të mbrojtur dhe shkrimeve të avokatëve. Por, na duket e mundshme që, në botën e teknologjisë së ardhshme, ndihmesa intelektuale e avokatëve të jetë më pak anonime dhe, ndryshe nga ç’mund të pritej,më e vlerësuar  se në ditët e sotme.

Horizonti i së ardhmes:

Çdo qëndresë është e padobishme?

Evolucionet e përshkruara deri këtu janë relativisht të parashikueshme dhe të pritshme.Ndërkaq, ajo që do ta tronditë përfundimisht mjeshtërinë e avokatit, do të jetë çasti kur aftësitë e makinës do t’i tejkalojnë aftësitë mendore dhe shqyrtuese të njeriut. Ky kufi duket shumë i afërt me zhvillimin premtues të kompjuterave kuantikë, të aftë për të shumëfishuar me mijëra herë aftësitë përllogaritëse të kompjuterave të sotëm.

                Ne do të presim, më në fund, një stad të ri automatizimi, atë ku rregullat juridike do tëjenë të programuara drejtpërdrejt në kodin e makinave. Si rrjedhim, këto do të jenë në gjendje të krijojnë rregullat për t’iu përshtatur në mënyrë dinamike parregullsive të sjelljes njerëzore. Avokati do të shndërrohet, ndërkohë, në një lloj këshilltari strategjik ose në një arkitekt-programues tëmakinave  që do të korrigjojnë sjelljet(bugs) njerëzore.

                Evolucioni i teknologjive do të bëjë që makinat të zëvendësojnë shkallë-shkallë veprimtaritë njerëzore dhe që ndoshta, një ditë, të jetë e vëshitrë ta dallosh njërin nga tjetri: sot, ne po hedhim vetëm hapat e para, por, për brezat e ardhshëm të avokatëve, zgjedhjet do të jenë më të ndërlikuara se ato ndërmjet Skynet dhe Matrix…

 Marrë nga revista e drejtësisë “Legimag” në Luksemburg, E ardhmja e profesioneve juridike, maj 2016, Vështrim eksperti, f. 22.

Next Post
Trajneri i Ukrainës: Kosova luan lojë të papastër – shkollë serbe

Trajneri i Ukrainës: Kosova luan lojë të papastër – shkollë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In